LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari shikon mesazhe të paqarta nga Micotaqis për Metën!

Jari shikon mesazhe të paqarta nga Micotaqis për Metën!

Pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Micotaqis, Jari ishte shumë entuziast, pasi Tritani i kishte thënë se ai është në një gjatësi vale me ne.

Por ajo që ndodhi sot e trishtoi Jarin dhe ai, e shikon me dyshim mesazhin e tij.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Sot në një ishull në Greqi, afër Athinës, ra një tërmet i fortë. Në atë ishull pushon dhe kryeministri Micotaqis.

Pas tërmetit, në vend që kryeministri Micotaqis të përshëndeste Presidentin dhe ta falenderonte për vizionin e tij rreth tërmeteve, ai i futi një të buzëqeshur dhe tha “Ne u tundëm pak, por pa zarar”.

Ky injorim që kryeminstri Micotaqis i bën vizionit të Presidentit Meta për tërmetin apokaliptik, është shenjë e keqe e mendjemadhësisë greke dhe e mos pranimit të suksesit të tjetrit.

Në një kohë kur presidenti ynë ka parashikuar tërmetet dhe po u kërkon llogari ministrave për masat që kanë marrë, kryeministri i Greqisë duhet së paku të thoshte një fjalë falenderimi për të.

Injorimi tregon se ai nuk është dashamirës me opozitën ose ende nuk e njeh si duhet situatën politike.

Për këtë Presidenti ynë mendon të nisë me një mision të shpejtë faktmbledhës Tritanin në Greqi, i cili duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve rreth vizionit që Micotaqis ka për tërmetet, ku bashkohen dhe ku ndahen pikëpamjet e tij me Presidentin Meta rreth tërmeteve, sa shanse ka qeveria greke të marrë aisistencë nga Ilir Meta për të parashikuar tërmetet, dhe sa shanse ka që kufirin detar ta ndajmë përmes një tërmeti, i cili të përcaktojë dhe vijën kufitare.

Tritani e ka marrë me shumë qejf misionin faktmbledhës dhe mezi po pret të niset. Ndërkohë mësohet se Presidenti nuk do të zbresë nga malet, Pasi nga lartësia, është dhe më lehtë për të parashikuar tërmetin.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close