LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Jari shpjegon domethënien e dekorimit të qenit nga Kosova, prej presidentit

Jari shpjegon domethënien e dekorimit të qenit nga Kosova, prej presidentit

Pas dekorimit nga ana e presidentit të qenit kosovar që u përdor për të gjetur njerëz nën rrënoja në Durrës, Jari mendoi t’iu çojë një mesazh demokratëve:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Dekorimi i qenit kosovar, i përdorur nga ushtria e Kosovës në Durrës, është një akt me domethënie të madhe.

Së pari, Ilir Meta dëshmon integritetin e tij si president i pavarur, i cili është gati të dekorojë qenin nga Kosova dhe çdo qen tjetër në të dyja anët e kufirit, para se të dekorojë ndonjë zyrtar shqiptar, apo zjarrfikës që ka punuar në rrënoja.

Kjo është përgjigjia e duhur që ai i jep klikës së Edvin Ramës.

Së dyti, qeni që ai dekoroi është ndryshe nga qentë italianë dhe grekë, që erdhën në ndihmë të shqiptarëve.

Ky është qenë iliro- dardan, dhe i përket racës shqiptare të qenëve, që ka qenë raca e qenëve më të fortë të Ballkanit.

Nga ky qen kanë dalë dhe nëndegë të tjera si qeni i Sharrit, qeni i Stanit, qentë e Tërbaçit, qentë e Lumës etj, por zanafilla është origina iliro- dardane e këtij qeni.

Në një kohë kur Rama dhe shtypi lavdërojnë qentë e botës, Ilir Meta ka gjetur rastin të promovojë qentë me origjinë shqiptare.

Së treti, fakti që dekorata e parë për tërmetin i jepet një qeni, ka dhe domethënie tjetër.

Njerëzit e këtij vendi dhe ky popull nuk e meriton të ketë president Ilir Metën.

Ata nuk e mbështetën atë në thirrjen për miting dhe ai u detyrua ta anulojë.

Ata po ashtu e pritën ftohtë, thirrjen që njerëzit të hynin në Presidencë për ta mbrojtur.

Ndaj në vend të heronjëve që munguan, ai vendosi t’i japë dekoratën një qeni, pasi siç ka thënë (më duket Dostojevski), më mirë të kesh një qen shok, se sa të kesh një shok, qen bir qeni.

Së fundmi, fakti që ai nderoi një qen, bën dallimin mes qenëve dhe zagarëve.

Dhe me këtë, Meta do t’iu thotë dhe njerëzve të tij, që, ata që duhet t’i rrinë afër, duhet të jenë qenë si ky dhe jo zagarë.

Dhe kjo ka domethënien e vet.

I juaji, Jari!”

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Rama: Ja çfarë kërkova nga liderët botërorë

Close