LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari shpjegon pse është dakord me Metën kundër Gjykatës Kushtetese

Jari shpjegon pse është dakord me Metën kundër Gjykatës Kushtetese

Pas debatit që Meta po provokon për të delegjitimuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke zgjedhur, përveç dy anëtarëve që janë zgjedhur nga Presidenca edhe gruan e Alibeajt, Jari vedosi të sqarojë demokratët pse duhet të mbështesim Metën.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Mos ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka një rëndësi vendimtare për ne demokratat. Kjo ka rëndësi pasi nëse Edi Rama arrin të ngrejë Gjykatën Kushtetuese, atëhere beteja jonë merr fund. Ai shkarkon Ilir Metën dhe fut vendin në zgjedhje të reja në pranverë, ndërkohë që ne nuk jemi gati.

Ideja është që Gjykata Kushtetuese duhet bllokuar jo vetëm se shkarkon Metën, por u ngrit ajo, Rama plotëson dhe kushtet e Budestangut gjerman, na fut dhe në zgjedhje, na e merr dhe një herë pushtetin dhe pasaj dëshpërimi rritet shumë.

Mënyra më e mirë për të shmangur këtë tragjedi kombëtare është bllokimi i Gjykatës Kushtetuese. Bllokimi i saj i jep kohë Lulit t’i takojë gjithë shkollat e mesme të vendit, dhe të krijojë një aleancë me ta, që kur të shkojnë 18 vjeç, pas dy vjetësh, të votojnë për PD. Ata janë të rinj të padjallëzuar dhe të pagënjyer ndonjëherë, kështu që mund të votojnë për herë të parë për PD.

Por që të ndodhë kjo duhet bllokuar Gjykata Kushtetuese.

Nëse Edi Rama e ngre Gjykatën, gjithë aksioni ynë politik merr fund. Shqipëria futet në rrjedha normale, dhe nuk na beson më asnjeri kur të kundërshtojmë pra hapjen e negociatave.

Ndaj Ilir Meta ka kapur thelbin në këtë histori. Ai do të delegjitimojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos lejojë Edi Ramën të kapardiset nëpër Europë, që e zgjidhi krizën. Për më tepër pasaj, po u ngrit Gjykata roli i Presidentit si bllokues bie, pasi gjërat i zgjidh gjykata. Tani Ilir Meta është vetë president, vetë gjykatë. Po u ngrit Gjykata nuk do jetë as President, as Gjykatë. Ndaj duhet të mbrojmë me jetë bllokimin e Gjykatës.

Loading...
More in Argetim
Jari shpjegon kurthin e Edi Ramës me paratë ruse të Lulit

Close