LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari shpjegon pse Klevesi nuk i ka vënë citat në kapakun e librit!

Jari shpjegon pse Klevesi nuk i ka vënë citat në kapakun e librit!

Pas botimit të librit të fundit të Klevesit, në adresë të Jarit ka pasur shumë reagime pse në kopertinë kishte vetëm një citat nga Doktori dhe një nga vetë Klevesi dhe asnjë nga Jari.

Për të fshirë dyshimet për ndonjë konflikt Jari bëri këtë sqarim.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Kam marrë shumë reagime pse në kopertinën e librit të Klevesit ka pasur dy citate, një nga Doktori dhe një nga Klevesi.

U interesova për këtë çështje dhe po ju sqaroj se nuk është asgjë e qëllimshme.

Botuesi i Librit më sqaroi me shumë sinqeritet se citati i Doktorit është zbardhur nga një fjalim i Doktorit në Kuvend, lidhur me protestën e Unazës së re.

Ajo që u bën shumë përshtypje demokratëve është pse Klevesi ka vënë citatin e vet në kopertinë. Këtë ma sqaroi me sinqeritet botuesi.

Pasi ne e shkruajtëm librin me porosi të Faros, më tha ai, i dhamë një kopje Doktorit dhe një kopje Klevesit.

Doktori nuk e mori se tha jam i qartë për heroizmin e Klevesit dhe kam folur në Parlament për këtë gjë. Kjo nënkuptonte që ne duhet të zbardhnim fjalimin e tij në Parlament dhe ashtu bëmë.

Me Klevesin u keqkuptuam. Kur i thamë që librin e mbaruam dhe na duhen dy citate, ai kishte shkruar një mbresë nga udhëtimi në furgon të policisë dhe na e dha për citat, pasi nuk e dinte që librin e kishte shkruar ai, dmth në emër të tij.

Kjo na detyroi që citatin ta fusim dhe në libër ta vëmë dhe në kopertinë. Kjo është arsyeja që Klevesi ka emrin në kopertinën e faqes parë dhe citat në kopertinën pas. Edhe ai u çudit kur e pa.

-Ju duhet të më kishit thënë, që unë kam shkruar libër, -na tha.

-Nuk deshëm të të shqetësojmë,- i thamë, se ke gjithë këtë ngarkesë.

-Dakord,- tha, por duhet ta kishit bërë vetë dhe citatin se mos ndryshon stili nga libri.

E siguruam që e kemi bërë stilin të përshtatshëm për të dhe u kënaq. Tani i ka hyrë punës dhe po e lexon.

Ndaj të nderuar demokratë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është thjeshtë çështje teknike.

Loading...
More in Argetim
Jari kërkon t’i pritet rroga këshilltarit të Merkelit, Martin Henze

Close