LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari shpjegon skenarin e sulmit terrorist mbi Ilir Metën

Jari shpjegon skenarin e sulmit terrorist mbi Ilir Metën

Pas lajmit se policia më në fund ka zbardhur pjesëtarët e celulës së terrorit, drejtuar nga iranianët që donin të bënin masakër ditën e Sulltan Novruzit, Jari vendosi t’u shpjegojë demokratëve të vërtetën e këtij atentati:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Lajmin për zbardhjen e celulës terroiste iraniane mos e merrni ashtu siç ua thotë Edi Rama.

E vërteta është më e rëndë se kaq.

Në qendër të sulmit ka qenë Ilir Meta, dhe jo për arsyet fetare, siç e maskon Edi Rama.

Trafikantët nuk të vrasin për punë feje.

Ata kanë vetëm interesa lekësh.

Siç dihet, ai turku ka pas qenë arrestuar në Shqipëri dhe ka pas ardhur dhe një herë tjetër më vonë.

Atëhere pse duhet të lidhej ai me shërbimin iranian?

E vetmja arsye është që të maskohej si fetar dhe të godiste presidentin.

Siç e dini, qeveria jonë është e lidhur me drogën.

Me siguri ajo i ka dhënë siguri trafikantit të drogës të vrasë Ilir Metën, se ai bëhet pengesë për trafikun e drogës në Shqipëri.

Bile kemi të dhëna se qeveria i ka mbushur mendjen trafikantit turk të drogës, se ai si ka marrë lekët e dorgës në Shqipëri prej Ilir Metës.

Kjo e ka shtyrë atë të organizohet për të goditur presidentin.

Gabimi i tyre fatal është se janë lidhur me iranianët dhe ata përgjohen nga amerikanët, dhe janë kapur.

Se po të ishte për policinë tonë, ajo as që i pengonte fare.

Nga ky moment Ilir Meta e ka kuptuar që Edi Rama kërkon ta vrasë, dhe pastaj filloi betejën hapur kundër tij, duke mos i dekretuar ministra dhe duke hyrë në luftë për çdo gjë tjetër, duke u betuar se do vdesë duke luftuar si Allende, Mic Sokoli, Vojo Kushi, Riza Cerova etj…

Siç e ka thënë qartë dhe Edi Paloka, këto gjëra i bën vetëm Edi Rama, se ai ka vila.

I juaji, Jari!”

Loading...
More in Argetim
Kryemadhi tregon pse shqiptarët duhet të jenë më të lumtur sot: Mirë që kam Ilirin, se ata si racë rrojnë shumë, vdesin mbi 100 vjeç

Close