LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari zbulon korrupsionin e Ramës në Bruksel!

Jari zbulon korrupsionin e Ramës në Bruksel!

Duke i hedhur një sy portaleve, Jarit i mbetën sytë tek një lajm i “Qiminews” që demaskonte shpenzimet e milionerëve të BE, miq të Ramës, nën titullin: “Ja shpenzimet marramëndese të miqve të Ramës në Bruksel” dhe ku “Qiminews” u kishte çjerrë maskën.

-E gjeta dhe një temë për sot , -tha Jari me vete.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Edi Rama i ka shtrirë tentakulat e tij korruptive deri në Bruksel. Nën shembullin e tij Bashkimi Europian u ka ofruar pensione speciale ish Komisioneres për Politikë të Jashtme Mogerihini, ish Presidentit të Komisionit Junker dhe gjithë zyrtarëve të lartë që u mbaroi mandati.

Lajmi do ishte mbajtur i fshehur nga shtypi shqiptar po të mos ishte portal “Qiminews” që e kishte zbuluar.

Edi Rama po bën ç’ështe e mundur t’i fshehë të vërtetën popullit shqiptar për miqtë e tij të korruptuar që deri para dy javësh kanë drejtuar Bashkimin Europan.

Ai kërkon të fshehë nga sytë e shqiptarëve pensionin marramendës që do të marrë Junker, i cili ishte President i BE.

Përpjekja e Edi Ramës, ka lidhje me nderin që i ka bërë Junker deri në fund, derisa iku nga posti i Presidentit, duke njohur 30 Qershorin dhe duke kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Edhe Mogherini po ashtu. Si një komuniste italiane, ajo ka mbështetur Edi Ramën dhe ai po ja kthen nderin duke mos botuar në shtypin që kontrollon lajmin se ajo po merr një pension shumë të lartë, duke vënë në vështirësi Bashkimin Europian.

Ja pra të dashur demokratë, pse duhet rrëzuar Edi Rama. Ai jo vetëm që është vetë i korruptuar, por dhe në Europë ka miq të korruptuar.

Për këtë arsse mendoj se ne duhet të forcojmë punën tonë me në krye këshilltarin Martin Henz, që t’i shkatërrojmë këta të korruptuar të Europës që mbështesin Edi Ramën.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close