Home . Aktualitet . Jeta luksoze e vajzës së Llallës: Si u censurua lajmi në media

Jeta luksoze e vajzës së Llallës: Si u censurua lajmi në media

Në prag të procesit të vetingut, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i kërkoi Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të censuronte një lajm kritik mbi pasurinë e tij në tejkalimin të parashikimeve ligjore.

Nga Klodiana Lala, BIRN

Me datë 15 qershor, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, një numër portalesh dhe mediash elektronike në Tiranë morën një shkresë të pazakontë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, i cili i kërkonte censurimin e një shkrimi të botuar në Gusht të vitit 2016.

Shkrimi me autor Bledi Mane, i botuar në fillim në faqen e tij në rrjetin social Facebook dhe i ripublikuar nga një numër portalesh dhe mediash online, hedh dritë mbi jetën në pamje luksoze të vajzës 17-vjeçare të kryeprokurorit Adriatik Llalla, bazuara në postimet e saj në media sociale.

Nëntë muaj pas botimit të shkrimit, në vigjilje të fillimit të procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i është drejtuar me një shkresë zyrtare AKEP-it, duke i kërkuar këtij të fundit marrjen e masave ndaj portaleve mediatike që e kishin botuar shkrimin, duke vlerësuar se ato ishin në shkelje të normave dhe rregullave etike.

Edhe pse AKEP e ka të ndaluar të vlerësojë përmbajtjen e botimeve të medias, ajo është gjetur e detyruar të zbatojë urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm – si një nga institucionet që ka tagrin të vlerësojë nëse përmbajtja e shkrimeve mund të jetë e paligjshme, duke i përcjellë kërkesën e tij mediave që e kishin botuar shkrimin.

Edhe pse ekspertët e medias kanë opinione të ndara nëse shkrimi i Manes i ka zbatuar apo jo në tërësi të gjitha standardet profesionale, ato bien dakord që ai fokusohet në një temë me interes publik dhe kërkesa e Prokurorisë për ta censuruar atë, jo vetëm që shkon për një rast abuzimi me autoritetin e institucionit nga titullari por gjithashtu ngre kambana alarmi për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

I pyetur nëpërmjet këshilltarit për media Albi Serani, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk e komentoi kërkesën e tij drejtuar AKEP-it.

Kërkesat e Prokurorit të Përgjithshëm vjen pas miratimit në qershor nga parlamenti të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit – dy institucionet e ngritura për të zbatuar procesin e rivlerësimit kalimtar të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një nga tre drejtimet e këtij procesi të jashtëzakonshëm rivlerësimi është dhe kontrolli i pasurisë – ku një rol pritet të luajnë dhe informacionet e bëra publike në media si në rastin e kryeprokurorit.

Kërkesa e Llallës ndaj kreut të AKEP për marrje masave ndaj disa portaleve mediatike ‘për shkelje të normave dhe rregullave etike,’ është pritur me shqetësim në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, edhe pse ky institucion ka vendosur t’i rekomandojë portaleve ta fshijnë artikullin për të cilin Llalla ka ngritur shqetësime.

“AKEP e ka të ndaluar me ligj te përcaktojë nëse një përmbajtje është e paligjshme apo e dëmshme dhe në asnjë rast nuk vepron me iniciativë, por me kërkesë të institucioneve të autorizuara nga ligji që kanë tagrin për ta bërë një përcaktim të tillë,” tha Rudolf Papa, Drejtor Kabineti në AKEP. Papa sqaron se AKEP nuk shqyrton kërkesa të bëra nga individët.

Konkretisht për çështjen në fjalë, Papa tha se i janë referuar nenit 15 pika e, të ligjit Nr.9918, datë 19.5.2008 (i ndryshuar) Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë.

“Në rastin konkret kemi shqyrtuar kërkesën e ardhur nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme që e ka cilësuar përmbajtjen e shkrimeve të dëmshme dhe kemi marrë vendimin përkatës,” sqaroi ai, teksa theksoi se AKEP nuk do të mund të shqyrtonte dot një kërkesë që mund t’i drejtohej nga individi Adriatik Llalla.

Por pyetjes se cili institucion e klasifikon një përmbajtje si të paligjshme apo të dëmshme, Rudolf Papa tha se nuk ekziston një i tillë, i krijuar posaçërisht me ligj.

Sipas Papës rasti i vetëm i ngjashëm në AKEP, ka qenë një kërkesë e ardhur vite më parë nga Prokuroria e Durrësit, për postimet në forume online të Artan Kristos – një hoxhë mysliman i akuzuar për nxitje të terrorizimit që u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

Blendi Salaj, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, një organizatë e fokusuar në vetë-rregullimin e dhe etikën e gazetarisë lëvruar në Shqipëri, me fokus të veçantë në media online, u shpreh se edhe pse mund ta mirëkuptonte si prind prokurorin, kërkesa e tij si zyrtar publik e çudiste.

“Natyrisht që një ndërhyrje e llojit të tillë është e pazakontë, unë së paku nuk kam dëgjuar për ndonjë rast tjetër kur një zyrtar të ketë kërkuar fshirjen e artikujve bazuar mbi nenin 15 të ligjit Nr.9918, për Komunikimet Elektronike në Shqipëri. Neni 15, pika d flet për mbrojtjen e të dhënave personale, por nuk më duket se ky ligj parashikon raste si i prokurorit,” tha Salaj.

“Nëse vajza e tij ka publikuar foto me produkte luksi që shkojnë përtej pagës së kryeprokurorit, ky natyrisht është informacion me interes publik, pasi hedh dyshime dhe kërkon shpjegime nga zoti Llalla për burimin e pasurisë së reklamuar nga e bija,” shtoi ai.

Edhe pse pranoi se nuk ishte dijeni mbi rastin në fjalë, analisti politik Lutfi Dervishi u shpreh i shqetësuar se filtrat e kontrollit në median online, po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Gjithë problemi është se shumë portale nuk kanë produkt profesional, sepse nuk kanë një redaksi të mirëfilltë, nuk kanë filtra profesionalë. Pritshmëria ndaj tyre është shumë e ulët, nuk ka kontroll etik,” tha Dervishi.

“Nën tiraninë e klikimeve bëjnë tituj interesantë, skupe dhe nuk merakosen për standardet profesionale,” shtoi ai.

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias e sheh problemin ndryshe nga Dervishi, duke nënvizuar që urdhri i AKEP është tërësisht i paligjshëm dhe një kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri.

“Urdhri i AKEP-it për të bllokuar disa linqe në disa portale është shenjë e qartë e ushtrimit të censurës shtetërore dhe kufizimit të paligjshëm të lirisë së shprehjes,” tha Kusari.

“Ky është një precedent i rrezikshëm që mund të inkurajojë edhe pushtetarët tjerë që të veprojnë njëjtë dhe të shndërrojnë Shqipërinë në një vend si Turqia ku shteti luan rol aktiv në kontrollimin e publikimeve online,” shtoi ajo.

Sipas Kusarit AKEP nuk është i autorizuar të merret me përmbajtjen e portaleve dhe urdhri i tyre është i paligjshëm.

“Ky institucion nuk ka të drejtë që bazuar në kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme të urdhërojë bllokimin e linqeve online dhe vetë prokuroria nuk ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë apo të vlerësojë nëse një shkrim është i dëmshëm apo jo,” u shpreh ajo.

“Përmbajtja e shkrimeve të botuara online në Shqipëri mund të sfidohet vetëm në gjykatë dhe në Këshillin e Medias, i cili ende nuk është funksionalizuar dhe asesi në AKEP,” Kusari shtoi.

Kusari nënvizon  se  urdhri i AKEP  është arbitrar sepse nuk përmban asnjë arsyetim dhe udhëzim për ankimim dhe nuk përmend ndonjë nen konkret të Rregullores për Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave të Domaineve. Njësoj ajo shton se kërkesa e kryeprokurorit nuk është e bazuar në ligj.

“Po aq problematike sa censura, është fakti që Adriatik Llalla duket se është duke e keqpërdorë pozitën publike për të larguar nga online shkrime që prekin familjen e tij,” tha ajo.

“Nëse Llalla do të kalojë përmes vetingut, ky veprim i tij censurues duhet të vlerësohet nga komisionet që do të bëjnë vetingun e tij,” përfundoi Kusari.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

Close