LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Jetë si nëpër filma, mësuesi shqiptar bën 6 orë rrugë në këmbë çdo ditë për të mësuar nxënësit: Si i shpëtova ujkut…

Jetë si nëpër filma, mësuesi shqiptar bën 6 orë rrugë në këmbë çdo ditë për të mësuar nxënësit: Si i shpëtova ujkut…

“Jetë si nëpër filma”. Kështu thotë Skerdilajd Murati, i riu 28-vjeçar me profesion mësues, i cili bën çdo ditë 6 orë rrugë, vajtje -ardhje për të dhënë mësim nga Gramshi në fshatin Gjerë të Komunës Poroçan.

Skerdilajdi niset çdo ditë në orën 5 e 30 të mëngjesit nga shtëpia dhe arrin në fshatin Poroçan në orën 7:00. Prej andej përshkon një orë e gjysmë rrugë në këmbë, i vetëm përmes pyllit…

Mësuesi i ri por shumë i guximshëm rrefen edhe se si i ka shpëtuar një ujku dy ditë më parë teksa ecte malit për të shkuar në shkollë.

Skerdilajd, më fol pak për veten… Prej sa kohësh punoni si mësues?

Jam nga qyteti i Gramshit. Jam mësues në degën Gjuhë-Letërsi dhe aktualisht jap mësim në fshatin Gjerë të Komunës Porçan. E kam nisur punën si zëvendësues në shkollën e mesme “Xhezar  Meci” Porocan deri në periudhën shtator 2017. Në tetor më transferojnë në shkollën 9-vjeçare të fshatit Gjere.

Rreth një orë e gjysmë në këmbë nga fshati Poroçan.

Në këmbë çdo ditë?! Po si ia bëni?! Tani në dimër sidomos…

As vetë nuk e di si ia kam bërë deri tani por tani ndjej se nuk mundem më, është shumë e vështirë…

Po më tregonit se dy ditë më parë keni parë edhe një ujk në pyll ndërsa ecnit për të shkuar në shkollë. Çfarë bëtë në ato momente?

Kisha dëgjuar që ujku trembet po të mbash një rrozgë mbrapa, ose degë peme më mirë të them. Ajo bën një lloj zhurme kur e tërheq gjatë ecjes. Përdora atë dhe funksionoi… Ç’të të them?! Jetë si nëpër filma…

Si nis një ditë e juaja? Duam të dimë itenerarin e saktë që përshkon për të mbërritur në shkollën e fshatit?

Nisem nga Gramshi në orën 5:30 të mëngjesit dhe arrij në fshatin Poroçan në orën 7:00. Pastaj aty bëj një orë e gjysmë në këmbë malit, i vetëm në mes të pyllit, për të shkuar te shkolla në orar.

Ju jeni mësuesi i vetëm në këtë fshat?

Jo janë dhe dy të tjerë por ata janë vendas, pra e kanë shtëpinë në fshat, unë rrija ku të mundja. Kjo është shtëpia që kisha gjetur edhe ku më duhet të jetoja.

Pse e bën gjithë këtë? Çfarë të shtyn të sakrifikosh kaq shumë?

Para së gjithash sepse më vjen keq për ata fëmijë, ata kanë nevojë për t’u arsimuar. Pastaj për të qenë i sinqertë, edhe për rrogën që çdokush e ka të nevojshme…

Dhe rroga juaj i justifikon këto?

Jo, janë vetëm 40 mijë lekë të reja. Por çfarë rëndësie ka paraja në fund kur përballesh me këto kushte?!

Nuk ka as rrugë, kthehesh në një njeri pylli…

Nga çfarë më thoni, duket sikur doni të hiqni dorë…

Po mendoj të largohem, të jap dorëheqjen, nuk mundem më!

E keni vendosur? Do hiqni dorë përfundimisht nga mësimdhënia në atë fshat?

As kushtin më minimal nuk kam. Jam i ri dhe dua të krijoj një familje.

Keni ndonjë apel për drejtorinë Arsimore, ministrinë e Arsimit apo vetë kryeministrin Rama?

Dua t’u them vetëm… Mos ma vrisni ëndrrën!

Nga Anta Muçaku/ Newsbomb.al

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

Close