LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ju kundërvu Reformës në Drejtësi, SHBA-së dhe BE-së, na bën të ndjehemi keq ky lloj Presidenti

Ju kundërvu Reformës në Drejtësi, SHBA-së dhe BE-së, na bën të ndjehemi keq ky lloj Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke e futur në ngërç krijimin dhe ngritjen e këtij institucioni. Kreu i shtetit me vendimin e sotëm ka dekretuar gjyqtaren e dytë për të njëjtin vend që ishte vakant.

Ministrja Elisa Spiropali shkruan se me këtë lëvizje Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian

Spiropali shkruan:

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.
Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.”

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Edi Reja flet për Xhakën dhe Grezdën: Rëndësi ka grupi dhe pastaj individi

Close