Home . Aktualitet . “Ju lutem mos qeshni”! Lulzim Bashën e hedhin nga dritarja, Balla publikon videon

“Ju lutem mos qeshni”! Lulzim Bashën e hedhin nga dritarja, Balla publikon videon

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon të thumbojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga kallëzimi penal që depuzitoi në Prokurori për kreun e PD-së.

Balla së fundmi ka publikuar në video të montuar, ku duken demokratët e vjetër, ndër ta edhe Sali Berisha teksa kapin dhe hedhin jashtë një ndërtese kryedemokratin Basha. “Ju lutem mos qeshni”, shkruan Balla në postim, duke i sugjeruar ndjekësve të qëndrojnë seriozë…

Balla është akuzuar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se ka qenë i pranishëm kur djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Raja e ka kërcënuar duke i vendosur pistoletën në kokë.

Sipas Nuhut, deputeti Balla në atë moment ka thënë “lere se është djalë i mirë”.

Dëshminë e oficerit Nuhu për gazetarin Basir Çollaku, Basha e transmetoi të plotë nga selia blu.

 

/

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close