LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Juristja” që të nxirrte nga burgu

“Juristja” që të nxirrte nga burgu

I fejuari i Amarilda Lekës, juristes që mashtronte të afërmit e të dënuarve dhe u premtonte atyre lirinë në këmbim të shumave të majme parash ka treguar së fundmi se si është njohur me 30-vjeçaren.

I marrë në pyetje nga Prokuroria, personi me inicialet J.G., ka rrëfyer se Lekën e ka njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ‘juristja’ i është prezantuar fillimisht si gjyqtare pranë Krimeve të Rënda.

Ndër të tjera ai tregon se Leka i ka treguar se shkollën e ka mbaruar në Amerikë dhe se njeh njerëz me pushtet.

J.G, është pyetur për rastin kur Leka ka marrë 45 mijë euro nga i afërmi i një të dënuari.

Ky ka qenë miku i babait të J.G. dhe në kontakt me Lekën e ka futur pikërisht J.G.

“Do t’ia kryej porosinë B…, pasi në lokal kur pimë kafe herën e fundit, më ka dhënë 45 mijë euro dhe këto euro ja dhashë dikujt, një personi me pushtet.” – i ka thënë Leka, të fejuarit J.G. për mikun e babait.

Në dëshmi J.G. ka thënë se ajo ia ka treguar edhe emrin e këtij “personi me pushtet” por atij “nuk i kujtohet”.

Gjykata dha sot masën e sigurisë për Amarilda Lekën, duke e lënë atë me “arrest në burg” deri në përfundimin e hetimeve të Prokurorisë dhe gjykimin.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Kryetari i bashkise së Cikagos, përdorë mjetet e transportit publikë

Close