LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Kalciumi, elementi i duhur për kontrollin e peshës

Kalciumi, elementi i duhur për kontrollin e peshës

Nga nje publikim i fundit shkencor, del gjithmonë e me shume lidhja dhe marrja e kalciumit për te humbur peshe, ja detajet.

Kalciumi, minerali qe është me i pranishëm ne organizmin tone, përbën pothuaj te gjithë skeletin, por ai nuk është vetëm burim mirëqenieje. Dhembet dhe kockat përfitojnë me shume nga ky element, gjithsesi kalciumi ndihmon aktivitetin e gjakut, duke favorizuar koagulimin, funksionin normal te muskujve dhe është agjent aktiv për sistemin nervor. Por tani, fal një studimi shkencor, konfirmohet te jete shume i rëndësishëm edhe për metabolizmin tone. Ky i fundit është rregulluesi i konsumit te kalorive dhe si pasoje kontrollon peshën.

Fale punës se një grupi kërkuesish danez, te cilët kane studiuar 7569 njerëz, është provuar shkencërisht lidhja mes sasisë se kalciumit te konsumuar dhe një raporti dobësimi. Kjo i bashkohet edhe disa studimeve te tjera te kryera ne vitin 2009, se si laktinat mund te reduktojnë peshën trupore ku masa e kalciumit është 40%. Por ne vitin 2011 bashkohet dhe një studim tjetër i publikuar ne Nutrition Reviews, gjithmonë i lidhur me ushqimet te cilat përmbajnë kalcium qe ndikojnë si humbës te peshës.

Kështu, jemi përball një elementi tjetër i cili ndihmon rritjen e metabolizmit, për tu vlerësuar me një sy tjetër, për ta futur ne ushqimet top te cilat stimulojnë metabolizmin. Për te mos u harruar, përveç se është një mineral baze për një organizëm te forte dhe ne forme, edhe kosi dhe djathi janë aleate për te reduktuar peshën trupore, sigurisht duhen zgjedhur ato me te përshtatshmit. Kështu qe ne një diete për te rritur metabolizmin, duhet kujtuar qe këto produkte te jene prezentë ne dietën tuaj.

Loading...
More in Shendeti
“Lista e zezë”, ushqimet që shuajnë dëshirën seksuale

Close