Home . Opinione . Kalorësi i vetmuar

Kalorësi i vetmuar

Shkruan: Bedri Islami

Shefi i qeverisë, Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjeve, ka nisur turin e tij politik e administrativ, të përmbledhur nën idenë e dëgjesës publike. Një gjetje e zakonshme, por që, ndryshe nga herët e tjera, ajo po përfshin përmasa të mëdha të lëvizjeve dhe , jo si ishte menduar fillimisht, si një tur falënderimesh, ka nisur të shkëndijojë idetë e lëshuara nga Rama për reformimin e administratës publike.

Termi “administratë” dhe “tepsi” ishin të përditshme në fushatën zgjedhore, sidomos në javët e fundit të saj. Në fakt, ato u bënë lejtmotivi i një fushate të pazakontë, ku vetë ai, Rama, e dinte më mirë se të gjithë se, nëse nuk do të kishte arritur numrin magjik +71, jo vetëm do i hiqej tepsia e pushtetit nga dora, por nuk do të kishte pasur as lugë për të gërvishtur fundin e saj.

Të jemi të qartë: ne kemi një administratë të deformuar dhe na duhet urgjentisht një lloj tjetër administrate; solide, korrekte, e kulturuar dhe e mirë arsimuar. Na duhet një lloj administrate që nuk të merr shpirtin, si ndodh jo pak herë, që nuk të shikon nga duart në vend që të shikojë në sy për hallin që ke; një administratë që njeh për zot të saj ligjin dhe i përmbush detyrimet ligjore, por që, nga ana tjetër, nuk ka asnjë lloj frike nga ndërrimi i pushtetit, se bashkë me ndryshimin mund të flaken nga puna.

Ka kohë që administrata e shtetit tonë është kështu: e copëzuar sipas ngastrave partiake, e pëlqyer sipas shijeve të shefave dhe që, me ndërrimin e pushtetit, janë bërë edhe lëvizjet më të ndjeshme të saj, duke sjellë në zyrat e shtetit mitingashë partiakë pa asnjë lloj vlere. Përqindja e ndarjes së tortës së pushtetit ka vazhduar edhe në katër vitet e para të qeverisjes Rama dhe jo e gjitha për faj të LSI-së. Nëse sot, shefi i qeverisë, gjithë fajin e ndarjes së pushtetit ia hedh forcës me të cilën bashkëdrejtoi, dhe, sipas tij, kanë bashkëvepruar mirë përmes reformave të mëdha, kjo do të thotë që edhe një herë të hapësh rrugën e trafikimit të të paaftëve, që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin, por lidhje të fuqishme me pushtetin.

Më tregonin një rast për drejtuesin e një institucioni, jo edhe të parëndësishëm, i vendosur pas zgjedhjeve të katër viteve më parë. Një ditë në zyrën e tij hyn sekretarja, e cila merrej me korrespondencën e tij dhe i thotë se për të ka ardhur një email. “ –Mirë, i tha, le të hyjë”. Ky njeri është ende shef… dhe si militant mund të hiqet shumë vonë nga detyra…

Si duket, gjërat po vihen në lëvizje, por, duhet thënë se jo rrallë herë është filluar nga çatia e shtetit dhe jo nga themelet e tij.

Në tehun e shefit të qeverisë janë vënë pjesë të rëndësishme të administratës, që kanë të bëjnë më së shumti me njerëzit dhe ku problemet janë zvarritur me vite e vite; hipotekat, ALUIZNI, Sigurimet Shoqërore, për të shkuar më tej drejt dikastereve dhe institucioneve të rëndësishme.

Ndërkohë, si në një aksion me goditje të përqendruar, për disa orë, pas një urdhri gojor, u detyruan të japin dorëheqjen 35 drejtues të hipotekave të shtetit shqiptar; nesër mund të largohen po kaq drejtues të ALUIZNI-t, më tej të sektorëve të tjerë që, përmes mos zbatimit të ligjit, jo vetëm të torturojnë deri sa mund të të marrin shpirtin, por edhe të vjedhin haptas. Si me pagesat e energjisë elektrike, me pagesat nga ujit etj.

Rama e ka marrë mbi vete detyrimin e pastrimit të shtetit nga një administratë e gabuar. Duket si një kalorës i vetmuar, që, pasi e nisi këtë luftë në ditët e pushimeve, pas pak, edhe ai vetë do të bëjë pushimin e detyruar shtetëror. Do të ndodhë kështu, pasi detyra e shefit të qeverisë nuk është që të hedhë çatinë para themeleve, por, pasi të ketë ngritur themelet e qëndrueshme, të mendojë për çatitë.

Largimi i 35 drejtorëve të hipotekave i mbush njerëzit me frymë për një çast të vetëm dhe, të parët që do të aplikojnë nën drejtuesit e rinj, ndoshta do të jenë njerëz me fat, pasi nga trysnia e zgjedhjes së halleve, mund të bëhen me shumë me pasoja.

E keqja e shtetit nuk janë thjeshtë 35 drejtorët e dorëhequr nga zori, apo edhe ata që do të “dorëhiqen” një ditë tjetër, por gangrena e asaj që ka marrë përsipër një pjesë të shtetit: vendosjen e shtetit nën sundimin partiak, edhe kur ky sundim është i përkohshëm. Përvoja e strukturimit të sistemit arsimor mund të ndiqej shumë lehtë edhe në sistemin e shëndetësisë, njëri nga më të përfolurit, e jo pa të drejtë. Nuk u bë jo se penguan drejtorët e hipetekave, por sepse vetë struktura e dikasterit nuk ishte e interesuar ta bënte atë.

Edhe largimi i ndonjë drejtuesi tjetër mund të mbushë njerëzit për pak kohë me frymë, por, nëse nuk ndryshon sistemi i delegimit të njerëzve në punët e shtetit, atëherë tepsia do të rrotullohet nga e djathta në të majtë dhe fundi do të jetë rishtas i njëjtë. Mund të përsëritet thënia e njohur, “ku ishe, hiç gjëkundi”.

Deviza e Ramës, disa vite më parë, ka qenë se shteti i korrupton njerëzit, strukturat dhe mendësitë e tij. Në një shtet perëndimor nuk mund të ndodhë veçse kështu; ku sistemi i krijon hapësirën, jo vetëm për punë të ndershme, por edhe detyrimisht në zbatimin e ligjeve përkatëse. Pa drojën se mund të ikin një ditë, pa detyrimin për të qenë servilë ndaj shefave partiakë e deputetëve.

Edi Rama, ashtu si ka qenë në mendimin e tij, duhet të ngritë një sistem të meritës, e kjo nuk bëhet me një fushatë paszgjedhore, si dëshmi e mangët se revolucioni filloi. Largimet njëherazi, për të cilët nuk më vjen keq, pasi edhe vetë jam njëri ndër të sorollaturit me shumë vite për shtëpinë ku kam lindur e jam rritur, nuk sjellin sistemin e ri të meritës, por, duke lënë vendet e hapura, shumë shpejt do të ngjallin lakminë e militantëve për të marrë shpërblimin e duhur.

Nëse nuk ngrihet një themel i qëndrueshëm, solid deri në imtësi, jo një shef qeverie, por edhe dhjetë të tillë njëherësh, nuk mund ta bëjnë atë.

Ajo që bën sot shefi i qeverisë është një stuhi e përkohshme, të cilën, as mund ta bëjë vetë e as nuk ka të drejtë ta bëjë vetëm ai; largimi i institucioneve nga krijimi i një sistemi vlerash do të thotë se: ose ai vetë nuk ka besim tek ato, ose nuk është i aftë të bëjë këtë përmes institucioneve dhe një shkallëzimi gjithnjë në ngritje.

Nuk vihet çatia para se të ngrihet godina. Ajo është një erë e përkohshme, pas së cilës do të mbeten disa njerëz të larguar, një shije e të hidhurës jo shumë të largët dhe mendimi, edhe më tej i gabuar, se, vetëm shefi i qeverisë, që është edhe shefi i partisë në pushtet, mund të bëjë gjithçka në rregull e pa gabime.

Nëse do të bëjë një veprim për së mbari, si fillesë për të larguar të deleguarit politikë, le t’u japë rrugë së pari ministrave të deleguar, gjysmë teknikë e gjysmë praktikë, të cilët, sipas premtimit që bëri, nuk do të ishin në këto poste që të nesërmen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Një kalorës i vetmuar, jashtë institucioneve, është shembull jo i mirë i krijimit të sistemit. Është në majë të kalit, por nuk dihet sa i binden kuajt e tjerë…

Koha për reforma të mëdha është e gjithmonshme. Shtatori do të jetë edhe fillesa e provës së madhe. Këto të sotmet janë si ato pushkaliqet e fëmijërisë, që zhurmën e bëjnë të madhe, por që harrohen shumë shpejt.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Dëgjesat me njerëzit

Close