LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Karaibe, mbytet varka me 50 klandestinë 18 humbin jetën

Karaibe, mbytet varka me 50 klandestinë 18 humbin jetën

KARAIBE – Një varkë është përmbysur gjatë tërheqjes në port duke u marrë jetën 18 personave natën e mbrëmshme në Ishujt Turks dhe Caicos, një Arqipelag në Oqeanin Atlantik, në Karaibe.

Në anije gjendeshin 50 klandestinë nga Haiti 18 humbën jetën dhe 32 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë, pasi forcat e shpëtimit kanë arritur ti nxjerrin nga ujrat në 100 metra thellësi, duke i vendosur më pas në qendrat për emigrantët.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të personave që kanë mundur të të largohen menjëherë pasi janë nxjerrë në breg dhe gjithashtu, po hetojnë edhe për shkaqet e këtij aksidenti.

Gjatë viteve të fundit, dhjetëra haitianë kanë humbur jetën në tragjedi të ngjashme. Në vitin 2010-të, dhjetëra persona humbën jetën në aksidente të ngjashme, duke dashur të largohen nga tërrmeti i tmerrshëm që goditi vendin.

Në muajin nëntor 30 emigrantë haitianë humbën jetën, pasi varka e tyre u përmbys pranë brigjeve në Bahamas. Edhe në qershor të 2012-tës, humbën jetën 11 emigrantë, pas mbytjes së një anije që trasportonte 28 persona dhe ishte e drejtuar nga Bahamas, në Oqeanin Atlantik, për në Florida.

Loading...
More in Bota
Turqi, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Erdogan

Close