Home . Antagonizem . Katër shkrepje të rralla historike, dy prej tyre, të rënda! (Foto)

Katër shkrepje të rralla historike, dy prej tyre, të rënda! (Foto)

Këto fotografi të botuara nga DITA kanë fiksuar momente të historisë njerëzore që të godasin.

Ndoshta shumëpak prej nesh i kanë hasur ato më parë.

Dy prej tyre janë të rënda.

Kjo më poshtë është tavolina e Ajshtajnit e fotografuar më 19 prill 1955, vetëm një ditë pas vdekjes së një prej mendjeve më gjeniale të njerëzimit.

Në foton më poshtë është qeni i Gjeneralit S.Patton në ditën e vdekjes së tij me 21 dhjetor të vitit 1945

George S. Patton konsiderohet si një nga gjeneralët më të suksesshëm në historinë amerikane.

Ai vdiq pas një aksidenti automobilistik në Gjermani.

Qeni i tij që njihet me emrin Uilli nuk i ndahej atij asnjëherë.

Fotoja më poshtë tregon ekzekutimin e një komunisti gjerman në Munih, 1919, raporton DITA.

Në prill 1919 një komitet revolucionar komunist tentoi të instalonte në Mynih një republikë të re.

Eksperimenti zgjati vetëm dy javë dhe mbeti në histori për ekstremitetin e dhunës që pasoi.

Në ofensivën e tyre kundër komunistëve, nacionalistët gjermanë ekzekutuan  606 persona, mes të cilëve shumë të rinj studentë që vinin nga familje borgjeze të bashkuar nën idetë komuniste.

Një prej tyre duhet të jetë djaloshi në foto që sfidon krejt indiferent edhe togën e pushkatimit.

Në këtë foto të rëndë, një pjesëtar i Einsatzgruppe D (një skuadër ekzekutimesh e trupave SS) po qëllon në kokë një burrë hebre përpara një varri të përbashkët në Vinnitsa të Ukrainës.

Në pjesën e pasme të fotos që daton 22 shtator 1941 është gjetur shënimi: “Hebreu i fundit i Vinnitsa-s».

Fotoja dëshmon se si vdekja e empathisë njerëzore është simptoma më e dukshme e barbarisë, raporton Dita.

Në Vinnitsa në shtatorit 1941 u vranë rreth 28 mijë hebrej, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close