LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kemi harruar të jetojmë pa shtirje
Trasmoz

Kemi harruar të jetojmë pa shtirje

Qëllon të shkosh në zona rurale, atje ku njerzit të presin bujarisht dhe mes tyre ti ndien ti afrohesh paqes së vërtetë, lotit të sinqertë të mikpritjes, të ndjesh dhe imagjinosh si ka qënë njerezimi në mëngjeset e para të ekzistencës, të kuptosh në të njëjtën kohë sa larg kemi ikur ne “qytetaret” nga kuptimi dhe përmbajtja e një jete njerëzore pa andralla, pa reklama, pa marketing, pa kredi, pa gazeta, pa lajme, pa politike, pa firmato, pa sofistikime, pa fb, instagram, twiter, silikon… Mundohemi dhe mendojmë idiotësisht në “të bredhurit” dhe “të shëtiturit” të përdorim paratë për ti joshur ata, në fakt mëson se nuk kemi asgjë për tu dhënë, kurse ata kanë gjithçka për të na dhëne.

Ne jetojmë të “lire” mes etjes së mirqenies, markave të shtrenjta, shtirjes , korrupsionit, shpërdorimit të autoritetit, historive spektakolare, nisjeve që pengohen, mëdyshjeve, paragjykimeve, opinoneve, efektit të telenovelave turke, ankthit dhe makthit të parasë, iluzioneve e dëshirave qe te dergojne mendjen ne krize prej pamundesive. Jetojmë mes vjedhjeve të ndjenjave, dashurive dhe mendimeve, mes abuzimit dhe shpërdorimit, mes pamundësive dhe mbijeteses, grindemi me leckat tona dhe mes njeri tjetrit dhe nuk dimë se çfarë kërkojmë ende. Nuk jemi ende mirënjohës që lindëm dhe erdhëm në këtë botë. Shpesh apo me së shumti shtyhemi nga keqkuptimet, dhe po aq shpesh edhe nga ligësitë e zilite. Një verbëri ndaj asaj që ndodh në shpirtin e tjetrit. Askush se shikon tjetrin realisht, por vetëm përmes lenteve të egos së vet. Kështu e shohim pothuajse te gjithe njëri tjetrin. Kotësia , frika, zilia, dëshira, konkurrenca, të gjitha këto shfytyrime brënda egos, na kushtëzojnë vizionin tonë dhe të tjereve në mardheniet me ne. Shtoju këtyre shfytyrimeve së egos tonë, shfytyrimet e ndërsjellata të egos së të tjereve dhe do të shohësh se sa i mjegullt do të bëhet xhami përmes të cilit ne shohim njeri tjetrin.

“Shkëlqejmë” në dukje, por s’kemi aromë, si lule komerciale! Jeta për shumë njerez ngjan me pemë të përmbytura. Per dikë jeta është si fati i atij oktapodit të zënë rob në duart e peshkatarit, i cili per ti marrë shpirtin duhet ta perplasë pas shkëmbit aty rrotull.. Ne jetojmë në një det ku peshkaqenët e ujrave rreth nesh na këputin shpesh pjesë të gjymtyrëve fizike apo copa të shpirtit, prandaj ndjehemi te pafuqishem e të zhgënjyer. Ngjajme me njerzit që hamë në sofrën ku serviret ushqimi i helmuar, dhe nuk mbeten doktorë të na shërojnë.
Kemi harruar të jetojmë pa shtirje, duam të dukemi, të shfaqemi, të tërheqim vëmëndjen e botës përreth sikur të jemi të gjithë talente dhe yje dhe harojmë sa kosto kemi hedhur brënda enës së shpirtit dhe mëndjes. E gjitha kjo është stress. Stresi është pafuqi, ështe lodhje, është degradim, energji negative… është sëmundje. Kjo ështe metafora e egoizmit, formave shtypëse mbi jetën. Eshtë mes te tjerash, stili i gabuar i jetës , etja për para, kjo anije të marrësh, ku kemi hypur prej kohësh,dhe endemi në udhëtim të ligështuar bashkë me djallëzinë e rafinuar dhe poshtërimin që i bëjnë krenarisë, besimit, shpresës dhe dinjitetit të fëmijëve tanë shumica e klases politike te koruptuar. Politikanë që korruptimin e kanë dhunti dhe tradhëtinë kënaqësi. Ndaj na duket vetja sikur të mos kemi kurrë asnjë shans!

Si të gjithë njerzit e kësaj bote, edhe ne jemi produkt i trashëgimisë tonë gjenetike, dhe përvojave të jetës, jemi formuar si pasojë e mjerimeve, fatkeqesive, përballjeve dhe sfidave tona. Ne dimë se çfarë është prekëse, zbavitëse, dëshpëruese, patetike dhe heroike, por nuk po kuptojmë vlerën e një jete të thjeshtë. Refuzojmë veset e kohës, por jemi pështjelluar keq brënda tyre, deri aty sa po lëshojmë virtytet. Jemi pothuajse të pafuqishëm! Shpirtra gati të dorëzuar!

Mes njerëzve të thjeshtë rurale, kupton se jeta vlen vetëm kur jetohet thjeshtë. Këtë kam gjetur e prekur në gjithë udhëtimet, bisedat dhe vizitat e mia, nga Groelanda në Tahiti, nga Kuba e Santo Domingo, deri në fshatin e lindjes së prindërve të mij. Ne mund të jemi të shkolluar, por ata jane filozofë! Ata dinë të bëjnë kompromis me jetën, rrethanat dhe fatin. Ata kanë prirje për historinë dhe të ardhmen. Ne rebelohemi kundër fatit duke ndëshkuar ditët e jetës.E gjitha kjo është sureale.
Njerzit e thjeshtë dinë të qeshin, prandaj qeshni dhe ju që të ndjeheni më mirë./Fb/ Xh.London

Loading...
More in Aktualitet, Qytetari Digjital, Sociale
VIDEO e re/ Hajdutet e “kartave” Kryemadhi dhe Mehmetaj kapin deputetët për..

Close