LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Këngëtari i njohur shqiptar, hap dyert e shtëpisë dhe dhuron 100 000 euro

Këngëtari i njohur shqiptar, hap dyert e shtëpisë dhe dhuron 100 000 euro

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka njoftuar se së bashku me babanë e tij, Sabri Fejzullahu, kanë të lirë shtëpinë e tyre për një familje 6 anëtarëshe pas tërmetit të sotëm.

“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd Nanë Shqipëri.

Me zemër ua lëshoj shtëpinë time një familje prej 6 anëtarësh, vëllezërve e motrave të gjakut tim S.Fejzullahu”, thuhet në postim.

Nga ana tjetër, Ermali tregon se dhuron 100 000 euro për të dëmtuarit direkt nga kjo fatkeqësi.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi.

Zoti e bekofte popullin Shqipetar.

I juaji Ermal Fejzullahu”, shkruan këngëtari krahas fotos ku tregon shumën që ka dhuruar.

Loading...
More in Aktualitet, Lifestyle
“Me lekët e xhepit i kishit bërë 1 milion euro deri tani”! Fatma Haxhialiu iu përvishet politikanëve

Close