Home . Lifestyle . Këngëtarja shqiptare u nxjerr sekretin: Ju tregoj prej sa kohësh kanë qenë të lidhur Klea dhe Elgiti (FOTO)

Këngëtarja shqiptare u nxjerr sekretin: Ju tregoj prej sa kohësh kanë qenë të lidhur Klea dhe Elgiti (FOTO)

Elgit Doda dhe Klea Huta janë tashmë zyrtarisht çift. Lidhja mes këngëtarit dhe moderatores u përfol për disa muaj, por asnjëri nuk konfirmoi diçka.

Në intervistat e shumta që dhanë, ata pranuan se janë miq të mirë dhe po njihen por asnjëherë se janë në një lidhje dashurie. Dje,një postim i përbashkët në Instagram nga të dy ku Elgiti shfaqet duke puthur Klean në ballë duket se zyrtarizoi romancën e tyre duke i bërë çiftin më të ri në shoëbizin shqiptar, por të themi të drejtën nuk qënka dhe aq çift i ri.

Thashethemet për ta filluan në muajin korrik, por mesa duket dyshja kanë më shumë kohë bashkë. Këtë e ka zbuluar Rezarta Shkurta e cila e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ditën e sotme zbuloi se Klea dhe Elgiti kanë 1 vit të lidhur. E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse e ka uruar Elgitin, Rezarta u përgjigj: “E kam uruar që para një viti kur e mora vesh”.

Në bisedën e saj me moderatoren, Jonida Shehu. këngëtarja ka folur për periudhën e vështirë që po kalon pa prezencën e bashkëshortit të saj. ‘Ju besohet që unë nuk e shoh këngën time të fundit. Nuk e di sa klikime ka marrë pasi nuk e di ca bëhet me të. Do të rikthehem në muzikë kur të më këndojë shpirti, tani nuk mundem”, ka thënë Rezi.
Rezarta ka treguar gjithashtu se si ajo edhe Ermali në një situatë të tillë e gjejnë forcën tek vogëlushja e tyre Hera. E pyetur nga Jonida se si është duke e përjetuar Hera këtë situatë Rezarta është shprehur kështu:
“ Ajo ka qenë shumë e vogël nuk është se e kupton plotësisht. Më vjen keq që nuk e ka njohur ashtu siç duhet, se shikon kukullat që ka edhe mamin edhe babin dhe nuk e bën dot diferencën. Ka jetuar pak me energjinë e keqe se pati një moment që as nuk hante as nuk pinte. “,- ka rrëfyer ajo gjatë intervistës.

pufja.jpg

Mos Humbisni:
Klea Huta dhe Elgit Doda “dorëzohen”! Postojnë foton e parë si çift

Close