LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar me një amerikan? Ja si mund të përfitoni vizën për SHBA

Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar me një amerikan? Ja si mund të përfitoni vizën për SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në faqen e saj zyrtare të ‘Facebook’ ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë atë persona që duan të pajisen me viza. Bëhet fjalë për vizën K-1, për të gjitha rastet kur personi i interesuar është fejuar me një shtetas amerikan.

Statusi

“🇦🇱️ | Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt! #pyetanen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close