Home . Aktualitet . Bota . Kështu rekrutohen vajzat e virgjëra për të shuar epshin e diktatorit Kim Jong-un

Kështu rekrutohen vajzat e virgjëra për të shuar epshin e diktatorit Kim Jong-un

Të holla dhe elegante, me lëkurë perfekte, gëzojnë shëndet të mirë dhe natyrisht të virgjëra. Vajza të zgjedhura nga bankat e shkollës, nga një komision “ekspertësh”, të rrëmbyera nga familjet e tyre dhe të dorëzuara vetëm 10 vjet më pas, me detyrimin për të mbajtur gojën të kyçur.

Këto janë “skuadrat e qejfit” që diktatori i Koresë së Veriut, i kishte kthyer në shtëpi pas vdekjes së babait të tij, por që sapo ka vendosur t’i grumbullojë sërish.

Duket që 33-vjeçari Kim Jong-un, i ka çmuar shumë masazhet dhe kurat që infermieret i kishin bërë pas një krize të rëndë, aq sa kishte kërkuar të rrethohej përherë nga vajza të tilla, siç bënte i ati, Kim Jong-il.

Detyrat e kësaj “skuadre”, shkojnë përtej masazheve dhe kurave të ofruara nga infermieret në klinikë dhe përfshijnë striptizëm dhe paraqitje seksuale. Këto aktivitete nuk ndodhin në pallat, por në disa vila private që u përkasin “Vip”-ave të regjimit.

Në të vërtetë, diktatori është i martuar dhe ka edhe një fëmijë dhe zbavitja me vajza të detyruara për të bërë një jetë si skllave seksuale, duhet të duket e pahijshme edhe në shoqërinë hipermashkullore dhe totalitare të Koresë së Veriut.

Dhe kush ankohet rrezikon jetën. Edhe për këtë familjet e vajzave heshtin. Disa vjet më parë, një e re që kishte bërë pjesë te “skuadrat e qejfit” me ish-tiranin e vjetër, babanë e Kim-it, arriti të arratiset dhe tregoi që sapo mbushnin 25 vjeçe “dilnin në pension”. Disa dërgoheshin në shtëpi dhe u jepeshin 4 mijë dollarë, të tjerat u jepeshin për grua gjeneralëve të vjetër.

Vajzat që rekrutohen tani, duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, ku duhet të mos tregojnë asgjë nga ajo që do t’i ndodhë atyre. Dhe duhet të jenë subjekt i vizitave të rrepta mjekësore, përfshirë dhe atë gjinekologjike. Duhet të kenë edhe një zë të ëmbël dhe delikat dhe të dinë të këndojnë. Diktatori i pamëshirshëm ka një debulesë për muzikën e lehtë, para së gjithash nëse interpretohet nga gra të reja.

Mos humbisni:
Puthja pasionante mes Messit e Ronaldos tre ditë para “El Clasicos” po çmend rrjetin (Foto)

Close