LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Klevis Balliu nuk njeh Majlinda Bregun!? Ish-deputeti: S’ kam patur kontakt me të.

Klevis Balliu nuk njeh Majlinda Bregun!? Ish-deputeti: S’ kam patur kontakt me të.

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, i ftuar pasditen e sotme në një emision televiziv, ka komentuar disa politikanë shqiptar, mes tyre Majlinda Bregu e Jozefina Topalli.

I pyetur në emisionin “Vizioni i pasdites”, Balliu ka komentuar fillimisht ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, për të cilën është shprehur se dikur kishte simpati për të, por tashmë ndjente keqardhje që është reshtuar sipas tij “në krahun tjetër”.
Ndërsa në monitor u shfaq Majlinda Bregu, ish-deputeti e injoroi duke thënë se nuk e njihte.

“Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di  cfarë të them , por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”, u shpreh Klevis Balliu.

Screenshot_9.jpg

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Politike
Mos hapja e negociatave gabim historik.

Close