LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Klodi i Llallës bënë “zbulimin” e madh për Tahirin

Klodi i Llallës bënë “zbulimin” e madh për Tahirin

Me sa duket treshja e gjyqtarëve që vendosën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk kanë qenë në një mendje për dënimin e tij. Këtë gjë e ka zbuluar sot gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi ‘live’ pasi Tahiri mbylli komunikimin me mediat.

Lala tha se gjyqtarët kanë qenë të ndarë 2 me 1. Kujtojmë se që prej orës 12:30 gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka ishin mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërsa dolën prej andej pas 10 orësh duke shpallur fajtor ish-ministrin vetëm për shpërdorim detyre.

“Burimet thonë që gjyqtarët janë ndarë 2 me 1. Njëri prej tre gjyqtarëve ka qenë i mendimit se Saimir Tahiri duhej të dënohej si favorizues i grupit k.riminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Dy të tjerët kanë qenë të mendimit se ai ka shpërdoruar detyrën dhe se grupi k.riminal Habilaj ka arritur të ushtrojë aktivitetin k.riminal përmes tij”, tha gazetarja, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria për K.rime të Rënda.

Gjithsesi ajo deklaroi se zyrtarisht, gjyqtarët kanë një afat 5-ditor për ta zbardhur këtë vendim dhe për tua vënë në dispozicion palëve.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close