LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . KLP “bllokon” SPAK-un, pse u kërkua shtyrja e mbledhjes?

KLP “bllokon” SPAK-un, pse u kërkua shtyrja e mbledhjes?

Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ditën e sotme nuk mori një përgjigje pozitive për ngritjen dhe funksionimin e saj me 8 prokurorët që kanë kaluar procesin e vetting-ut.

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritej të merrej vendim nëse SPAK do të ngrihej me 8 prokurorë, u shty me kërkesë të anëtarit Besnik Cani.

Arsyeja që nënvizoi Cani ishte fakti, se nuk është njohur me projekt-aktet të paraqitura në rendin e ditës në kohën e përcaktuar në ligj, 7 ditë para njoftimit te datës së mbledhjes plenare.

Besnik Canit i kanë mbërritur materialet ditën e premte, jashtë orarit zyrtar.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Avokati: Vetëm të tremburit nga drejtësia dhe të korruptuarit iu gëzuan bllokimit të negociatave

Close