LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kodheli: Imami abuzoi me tenderin, sot Shqipëria më e sigurt

Kodheli: Imami abuzoi me tenderin, sot Shqipëria më e sigurt

Zbardhja e abuzimeve të Imamit me tenderin e radarëve me një kompani fituese pa rivalë më fond prej 82 707 091 lekësh, si dhe tenderimin e ri me tre kompani konkurrente e me një fond prej 48 233 166 lekë, qendra randarëve filloi funksionimin. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ishte dje në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa. Ajo u prit nga drejtori i kësaj qendre gjeneralmajor në rezervë Maksim Malaj.

Në takim me drejtuesit e specialistët, Kodhelit iu konfirmua se sistemi i radarëve, që ishte jo funksional prej mëse 3 vjetësh, është vënë plotësisht në gjendje pune. Vetëm një ditë më parë funksionimi i këtij sistemi dha rezultat, duke bërë të mundur zbulimin dhe ndalimin e një anije në ujërat e Ksamilit, që u detyrua të hedhe në det një sasi 50 kg marijuanë. Ajo tha se tashmë s’jemi më pa sy. “Ne s’siguronim dot ruajtjen dhe sigurinë e Shqipërisë e qytetarëve të saj në raport me fqinjët, por tashmë në kohë rekord Shqipëria është më i sigurt. Vendosja në funksion të plotë e sistemit u realizua me 1/2 e fondit të parashikuar nga qeveria Berisha”, tha Kodheli.

Abuzimi i Imamit
Zbardhen abuzimet e Imamit me tenderin e Radarëve dhe arësyet se përse komanda detare e ka kundërshtuar urdhërin për zbatimin e kontratës me firmën fituese të përcaktuar nga ish-ministri. Ku lajmërohet ministrja Kodheli se Sistemi i Integruar i Vezhgimit të Hapsirës Detare, gjendet jashtë parametrave të gatishmërisë tekniko-operacionale shkaktuar nga moszhvillimi e moslidhja e një kontrate për mirëmbajtjen e sistemit më 2012 nga ana e Ministrisë e zgjatja e paarsyeshme dhe e paargumentuar për një periudhë më tepër se 4-mujore (prill-gusht), e procedurës së Prokurimit, të zhvilluar më 2013 në MM si dhe të parregullsive të konstatuara gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi që pengojnë lidhjen e kontratës nga ana e Komandës së Forcës Detare me shoqerinë fituese.

“Procedura e prokurimit ”Kontratë e Klasifikuar”, me objekt “mirëmbajtja e SIVHD-së për vitet 2013-2017, e zhvilluar në MM, paraqet mangësi të theksuara ligjore e proceduriale. Baza ligjore së cilës i është referuar Komisioni i Prokurimit për zhvillimin e kësaj procedure Ministria e Mbrojtjes nuk ka nxjerrë udhëzimin përkatës, mangësi kjo, që e bën të pambeshtetur në dispozitat ligjore dhe nënligjore të gjithë veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit.

Hapja e procedurës së prokurimit, në mungesë të oponencës teknike dhe nga ana e AKSHI-t si një institucion i specializuar referuar llojit të kontratës që do të prokurohej nga ana e MM-së megjithëse kryerja e një opononce të tillë është rekomanduar nga grupi i punës që hartoi studimin, përbën anashkalim të mendimit të specialistëve të fushës dhe një vendimarrje jo profesionale, mangësi që më pas është reflektuar në kërkesat e shumëta për sqarime që komisioni i prokurimit i ka adresuar grupit të punës, gjë e cila është shenjë e qartë se pjesa më e madhe e anëtarëve të Komisionit të Prokurimit nuk kanë qenë specialsitë të fushës objekt prokurimi. Nisur nga fakti se procedura e prokuruar në MM, s’i nënshtrohej Ligjit të Prokurimit Publik(LPP), nuk del e qartë se cilit akt ligjor apo nënligjor i janë referuar anëtarët e Komisionit të Prokurimit në vendosjen e kushteve përkualifikim.

Mungesat
Rezulton se në pak dokumenta tenderi që ka prodhuar Komisioni i Prokurimit mungojnë ndër të tjera 4 kritere teknike thelbësore: kriteri i shpalljes fitues të operatorit ekonomik, pra nëse fitues do të përzgjidhej operatori ekonomik që do parqesë ”ofertën më të ulet” apo operatori ekonomik që do paraqesë “ofertën teknike të vlerësuar si më e mira, bazuar në një sistem pikëzimi, kriter vlerësimi ky, që duhet të ishte përdorur në rastin tonë nisur nga kompleksiteti i kontratës që prokurohej”.

Kohëzgjatja e vënies në gatishmëri të sistemit, mosparashikimi i detyrimit për sigurimin e ofertës ekonomike në dy raundet e para të negocimit, mosparashikimi si kriter të veçantë i detyrimit për paraqitjen nga ana e operatorëve ekonomike të një “marrëveshjeje paraprake”, ose të “certifikatës së origjinës së mallrave”, të lëshuar nga kompanitë prodhuese të pajisjeve që përdoren sot nga SIVHD-ja.

Komisioni i Prokurimit ka zhvilluar gjithsej tre raunde të negocimit të ofertave ekonomike me operatorët ekonomik të parakualifikuar për plotësim të dokumentacionit tekniko-ligjor, por megjithëse në dy raundet e para ofertat e tyre ekonomike kanë qenë më të larta se fondi limit për prokurim, Komisioni i Prokurimit në asnjë rast s’i ka rekomanduar Ministrit të Mbrojtjes anulimin e procedurës së prokurimit por ka vazhduar me negocimin”, thuhet në informacion, ku kërkohet verifikimi i ligjshmërisë së kontratës.

Pasi është bërë auditi janë konstatuar të njejta shkelja të përcaktuara dhe nga komanda detare.Pas kësaj tenderi në afatin më të shkurtër është zhvilluar mes tre kompanive, ku fituesja është shpallur kundrejt një  fondit prej 48233166 lekë nga 82707091 lekë që ishte tenderi i parë i Imamit.

Loading...
More in Aktualitet
Venizelos: Integrimi i Kosovës, synim historik

Close