Home . Aktualitet . Koeçidencë apo…?! Mediat ruse “nxijnë” Shqipërinë duke cituar Lulzim Bashën: Vend mafioz, ka vetëm vrasje!

Koeçidencë apo…?! Mediat ruse “nxijnë” Shqipërinë duke cituar Lulzim Bashën: Vend mafioz, ka vetëm vrasje!

Të etura për lajme negative rreth Shqipërisë, mediat ruse i kanë dhënë një jehonë të gjerë deklaratave të fundit të liderit të opozitës, Lulzim Basha. Duke cituar Bashën, portalet më të mëdha në Federatën Ruse, si dhe disa nga gazetat më në zë të vendit, shkruajnë se “Shqipëria është një vend mafioz ku do të gjeni vetëm vrasje!”. Duke cituar fjalimin qesharak me përrallat e Lulzim Bashës mediat ruse  deklarojnë se mbi 300 mijë shqiptarë po protestonin kundra qeverisë së korrupsionit dhe mafias dhe do të protestonin çdo ditë deri sa të vendosej ligji dhe të largohej Rama dhe kabineti i tij.

Një prej këtyre portaleve shkon edhe më tej, duke konsideruar protestat e opozitës si një shenjë e mungesës së stabilitetit në vendin tonë.

Natyrshëm, të gjithë artikujt dalin në konkluzionin se Shqipëria është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, çka mund të sjellë një dëm të ndjeshëm turizmit tonë nga të ardhurat e munguar prej turistëve rusë, por jo vetëm, edhe prej turistëve të vendeve të tjera ish-sovjetike, gjuha e parë e të cilëve është rusishtja.

Midis gazetave që shkruajnë për vendin tonë është edhe “Rassiskaja Gazeta”, një gazetë zyrtare, e financuar drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit./Lexo.al

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close