LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Komandanti francez refuzoi në 2000: Arrestimi i Ivanoviç sjell luftë të re

Komandanti francez refuzoi në 2000: Arrestimi i Ivanoviç sjell luftë të re

MITROVICE – Një shqiptar dhe një kanadez kishin hetuar Oliver Ivanoviçin për krime lufte. Ata kishin arrestuar ndërkohë disa të dyshuar të tjerë, të cilët kishin ikur më vonë nga burgu.

Mahmut Halimi atë kohë ishte gjyqtar hetues. Së bashku me hetuesin kanadez, Gi Bourassa kishin siguruar prova kundër Ivanoviçit. Por, shefi i xhandarmërisë franceze kishte refuzuar arrestimin. Ishte arsyetuar se nëse arrestohet ai, “ndizet lufta e tretë botërore”, shkruan Koha Ditore.

Mahmut Halimi dhe Gi Bourassa kishin siguruar prova të mjaftueshme për ta arrestuar Oliver Ivanoviçin që në fillim të vitit 2000. U duhej mbështetje operative për ta realizuar këtë. Kërkesën ia kishin bërë direkt shefit të xhandarmërisë franceze në Mitrovicë, nga i cili kishin marrë refuzim.

Halimi atë kohë ka qenë gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa Bouruassa hetues në Njësinë për krime lufte në UNMIK. Kishin punuar dhe siguruar prova, që, siç i kishin arrestuar edhe 7 serbë të tjerë, të arrestonin edhe Ivanoviçin, që dyshohej se si drejtues i një njësie policore kishte marrë pjesë në pushkatimin e 22 shqiptarëve në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999. Ndërkohë edhe të dyshuarit tjerë kishin ikur nga burgu i Mitrovicës.

Loading...
More in Rajoni
Ulja e çmimit të gazit natyror, Rusia e Greqia më afër

Close