LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Komisioni i Ekonomisë, mazhoranca kalon paketën fiskale, opozita kundër

Komisioni i Ekonomisë, mazhoranca kalon paketën fiskale, opozita kundër

Në komisionin e Ekonomisë mazhoranca ka votuar 1 për 1 nenet e paketës fiskale. Opozita votoi kundër.

Sa i takon ligjit për pagesën e kontributit shoqëror dhe shëndetësor në fshat e qytet ka pasur debate.

Deputeti i PD-së Shrefedin Shehu kërkoi që të specifikohet sesa do të paguajnë sigurime shëndetësore fshatarët.
“Ja keni fut kot. Specifikoni sa do të paguajnë fshatarët sigurime” – ka thënë ai.

Ndërkohë që deputeti i PS-së Ervin Koçi tha “Ligji përcakton qartë se sa paguan fshati” dhe akuzoi opozitën se po spekulon.
Shqyrtimi nen për nen për dy draftet e miratuara në parim, pr/buxheti 2014, dhe paketës fiskale e cila hyn në fuqi më 1 janar 2014, duhet të mbyllet brenda 2 ditësh pasi në seancën që do të mbahet në fund të kësaj jave do të bëhet edhe votimi në tërësi i tyre.

Duke iu referuar kohës së kufizuar dhe mbledhjeve intensive të komisioneve kuvendore, opozita hodhi dyshime rreth mundësisë që propozime.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Gjyqtarët: Luftë korrupsionit mbështetje reformës në drejtësi

Close