LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Komisioni i Ekonomisë, shtyhet projektligj për mbikëqyrjen financiare

Komisioni i Ekonomisë, shtyhet projektligj për mbikëqyrjen financiare

Është shtyrë shqyrtimi i projektligjit lidhur me mbikëqyrjen financiare. Neni që prek mënyrën se si zgjidhet bordi drejtues i Autoritetit (AMF), sipas drejtoreshës aktuale, godet institucionin dhe çon në ndërprerje mandatesh. Këtë deklaratë ajo e ka bërë në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë.

“Të pretendohet se disa njerëz të ardhur nga jashtë, që nuk kanë eksperiencë fare, që do ta drejtojnë këtë institucion dhe të çojë përpara gjithë këto do të jetë shumë e vështirë. Nuk e fus veten këtu, sepse unë jam një tekniciene, kam nja 21 vjet shkollim, por dua të mbroj institucionin”, është shprehur para deputetëve Enkelejda Shehi.

“Askush nuk ka shkruar në ligj, apo nuk pretendon që të ndryshojë të gjithë stafin e institucionit. Ka vetëm një nen që kërkon të ndryshojë mënyrën e drejtimit të bordit të AMF, asgjë tjetër”, replikoi Erjon Braçe, kryetar i Komisionit. Nga ana e tij, zv.ministri i Financave Ervin Mete i hodhi poshtë pretendimet e AMF dhe tha se drafti i ri rrit pavarësinë e këtij institucioni nga qeveria.

Gjovalin Kadeli i LSI kërkoi ndërprerjen e seancës, për t’i dhënë kohë grupit të tij të shqyrtojë ndryshimet.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Turqia “masakron” Kosovën

Close