LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mund t’i hapë petët “lakrorit” të të gjithë skandaleve të presidentit në largim

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mund t’i hapë petët “lakrorit” të të gjithë skandaleve të presidentit në largim

Mbledhja e Komisionit të Hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka shënuar disa standarde të papara kohë më parë, duke filluar me thirrjen e ekspertëve të SHBA dhe BE pranë tij por dhe duke kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për shkeljet kushtetuese.

Njëherësh një ndër deputetët e rinj të opozitës, demokrati Halit Valteri kërkoi me zë dhe figurë që paralel me hetimin e shkeljeve kushtetuese të Metës të hetohej dhe pasuria e tij, duke filluar nga vila në Gjirin e Lalzit, pallatet në Tiranë, paratë në bankat e nivelit të dytë dhe jashtë vendit dhe të gjitha bizneset, të deklaruara ose jo prejt tij dhe Monikës.

Por nëse disa nga këto vendime dhe kërkesa të ndërmarra nga komisioni i hetimit parlamentar për shkarkimin e Presidentit janë bërë në mënyrë të hapur dhe publike, ka disa vendime të tjera që janë marrë prapa dyerve të mbyllura.

Bëhet fjalë për pajisjen e të gjithë anëtarëve të komisionit të hetimit me certifikata sigurie, në mënyrë që të kenë akses dhe të depërtojnë më thellë në informacionet sekrete dhe të klasifikuara të ardhura nga shërbimet inteligjente shqiptare dhe ato partnere, për Ilir Metën.

Për më tepër që kërkohet me insistim që pjesë të caktuara të këtyre informacioneve sekrete që kanë të bëjnë me aktivitetin e Presidentit, përfshirë këtu pastrimin e parave, nxjerrjen e tyre në rrugë tokësore, trafiku i d.rogës dhe sjellja k.riminale, paratë ruse, të kopsitura në dosjen e sjellë nga SHBA bazuar dhe mbi rrëfimin e ish sekretarit të tij Almir Rrapi, të bëhen pjesë e hetimit.

Nga ana tjetër deputetët kanë vendosur që të kërkohet informacion nga Shërbimi Inteligjent Shqiptar, SHISH por dhe nga shërbimi sekret i ushtrisë, në lidhje me faktet dhe provat që kanë për bashkëpunimin k.riminal të Metës dhe Monikës për e.leminimin e kundërshtarëve politikë dhe të rivalëve në biznes.

Ndonëse këto hetime janë thuajse të mbyllura, deputetët e komisionit të hetimit kërkojnë ta interferojnë në planin e punës së hetimit, pa kërkuar ndryshim objekti të hetimit, pasi bëhet fjalë për hetim në përballjeje deputetësh.

Bashkë me këto informacione, anëtarët e komisionit parlamentar të hetimit të Metës kërkojnë që të kenë akses dhe në dosjet e përgatitura deri më tani si pasojë e hulumtimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë jashtë vendit, një ndihmë e dhënë nga ekspertët e SHBA, BE dhe të Britanisë.

Në këtë këndvështrim, hetimi i Presidentit në komisionin parlamentar për shkarkimin e tij po merr një drejtim të rrezikshëm për të, duke rrezikuar të hapë të gjithë skandalet e tij që nga vjedhjet dhe abuzimet e deri tek trafiku i d.rogës dhe v.rasjet me pagesë.

Një zgjerim i tillë i gamës së hetimit e rrezikon shumë përballjen e Metës me drejtësinë dhe e pamundëson daljen pa lagur prej saj, prandaj ka një përshpejtim të përpjekjeve të Metës për destabilizimin e situatës në Shqipëri.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close