LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Komisioni për Integrimin, kalon me 6 pro dhe 2 kundër ndryshimet në projektligj

Komisioni për Integrimin, kalon me 6 pro dhe 2 kundër ndryshimet në projektligj

TIRANE-Komisioni për Integrimin Europian ka diskutuar sot për projektligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Në këtë diskutim, drejtues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët merrnin pjesë në komision kanë kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjit, çka sjell edhe rritjen e luftës ndaj korrupsionit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e bëra më parë në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë dhënë rezulatet e pritura.

“Gjatë hartimit të projektligjit ka pasur qëndrime të ndryshme. Ne jemi të hapur edhe tani për qasje të reja për projektligjin. Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është shprehur se kjo nismë forcon luftën kundër korrupsionit dhe se është në përputhje të plotë me me legjislacionin e BE-së.

“Nisma forcon luftën kundër korrupsionit, është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Duhet të dakortësohet projektligji”, u shpreh Ruçi.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Gjobat e papaguara të zyrtarëve
Close