LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Kompania azere përgatit planin për gazifikimin e Shqipërisë

Kompania azere përgatit planin për gazifikimin e Shqipërisë

Pas përfundimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, Shqipëria pritet të ketë edhe një rrjet të organizuar të shpërndarjes së gazit brenda vendit.

Ashtu siç u dakordësua edhe më herët me kompaninë “Socar”, shumë shpejt pritet të fillojë masterplani për gazifikimin e vendit.

Një memorandum i firmosur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë azere parashikon që kjo kompani të marrë përsipër hartimin e projektit për gazifikim e Shqipërisë.

Sipas planit fillestar rrjeti do të jetë një degë e TAP dhe kompania “SOCAR” do të zotërojë 20% të këtij gazsjellësi.

Me përfundimin e këtij projekti, Shqipëria pritet të ketë një konsum që arrin në nivelin e 1 miliard metër kub gaz në vit dhe do të ketë një impakt shumë të madh në uljen e çmimit të shumë produkteve.

Loading...
More in Ekonomi
“Infrastruktura për Shqipërinë që duam”/ Rama tregon rrugët e reja që do të ndërtohen në Shqipëri nga Veriu në Jug

Close