LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Koreja e Veriut, spastrim sistematik për njerëzit me aftësi të kufizuara

Koreja e Veriut, spastrim sistematik për njerëzit me aftësi të kufizuara

Koreja e Veriut është duke spastruar sistematikisht të gjithë popullsinë e saj me aftësi të kufizuara, duke i zhdukur nga sytë e opinionit publik.

Ata janë subjekt i kastrimeve ose përdoren për testimet e armëve kimike.

Kështu pretendon nje dezertor.

Ji Seong-ho, 32 vjeç, që u arratis pasi vetë vuajti një trajtim të tmerrshëm pasi humbi këmbën dhe një dorë, thotë se regjimi ndjehet i “turpëruar” prej tyre.

Ai pretendon se bebet me paaftësi fizike dhe mendore merren nga spitalet dhe vdesin në mënyrë të tmerrshme.

Dy dezertorë të tjerë kanë treguar për një fshat në një mal të largët, që është kthyer në një azil për xhuxhat.

“Atyre nuk u lejohet të largohen,” thotë Ji, që po përgatit një libër për këtë çështje.

“Ata kastrohen, në mënyrë që të zhduken. Nuk ka mbetur ndonjë prej tyre”.

Një tjetër dezertor ka treguar për një program qeveritar, ku njerëzit me aftësi të kufizuara dërgohen për eksperimente mjekësore ose për testimin e armëve bërthamore dhe biologjike.

Im Cheon-yong, një ish- oficer i forcave speciale në Korenë e Veriut, tha për Daily Telegraph: “Regjimi do që ta bëjë këtë në mënyrë të ‘ligjshme’, ndaj ofrojnë që të blejnë personat me aftësi të kufizuar tek prindërit e tyre. Nëse kjo nuk funksionon, ata i kërcënojnë”.

Këto pretendime vijnë në kohën kur OKB po kërkon nga Këshilli i Sigurimit që të marrë një vendim, që liderët e këtij vendi të dalin në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për krime kundër njerëzimit.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Talibanët hedhin veten në erë në stacionin policorë të Kabulit (Video)

Close