LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Kortezhi i Partisë “Demokartike”!

Kortezhi i Partisë “Demokartike”!

Nga Akil Ylli

Natyrisht, kur shqiptaret degjuan nga goja e liderve opozitare, qe ne zgjedjet e 30 qershore kishin fituar ata, sepse 85% e popullit, me shpirt e me zemer ishte dhene pas saj, nuk eshte se e prishen terezin. Tashme nuk i bente asnje pershtypjet, çfaredo lloj marriet e fabrikume prej saj. Nji marri ma shume, a nji ma pak, s’çon ma peshe ne kandare. Kane maru tane gurt e peshave, e ka shku komplet tane barra ka njena ane. Dhe perpjekjet per te gjetur ate me cilsoren, tashme jane te kota. Superprodhimi i tyre, ka humbur ne vite, dhe e ben te pamundur klasifikimin. Mish mash marrish!

Mirëpo ndermjet shqiptareve, ka edhe prej atyre, per arsye te naivitetit, apo sepse jane te prirur te besojne gjithçka, qe per momentin, mund te kene mbetur disi te shastisur, ne dilem. Dhe s’kane faj qyqaret. Mungesa e statistikave te besueshme dhe ne pamundesi per te verifikuar ate perqindje koreanoveriore, drejt asaj pikpyetje do te shkonin. Tip kublet!

Por per fatin e mire te tyre, ne ndihme ju erdhi Triada. Fill mbas shpaljes se fitores, ajo dha nje sihariq te ri, ku pas nje jave, do te benin nje manifestim proteste madheshtore, me rastin e fitores. Tashti nuk ju mbetej tjeter, veçse te shihnin me syte e tyre, vershimin triumfus te 85% te shqiptareve, drejt sheshit te fitores. S’bahej qameti, pune i javet!

Me ne fund, erdhi dhe dita e shenuar. Me ç’ka paralajmeronte Lulashi, pak ore para protestes, drejt Tiranes ishin turre, 70 mije vete. Megjithse larg asaj te 85%, perseri ishte nje shifer e larte perkrahesish. Nxorren dhe nje tabel, duke dhene me hollsi sa vete ishin nisur per çdo qytet. Gjithsejt, 68 bataliona me 57 kamiona!

Gjithsesi, duke njohur aftesite matematikore te Lulashit, ishin te detyruar, qe te tregoheshin te permbajtur deri ne fund. Dhe bene mire. Sikur ti kishin kushtuar pamjeve me dron, vetem disa minuta, do ti numronin me gishta, dhe shume shume, edhe per ta rrumbullakosur shifren, do te dilnin ne perfundim, qe nuk ishin me teper se 2 mije vet, tuj fute ne hesap dhe gomart, si pergjigje, ndaj thirrjes me ardhe familjarisht. E marr me mend zhgenjimin e tyre. Ndoshta kete radhe kane zane mend. Besoni prap po deshet, Lulashin!

Por ajo ç’ka beri qesharake protesten, ishte parulla xxxl, ku shkruhej: Ne besojme ne Partine Demokartike! O nan, prej çfare race gomarsh, jane kto njerz o Zot!?

U mendua, se historit e lenjes se kokrres se namit, kur kerciste huni ndermjet tyre ne proteste, do mbylleshin me aq. Por s’paska qene e thene. Kjo e parakalimit me nje parulle sa gazepi, qe e mbanin 10 veta, ne te cilen shkruhej, Partia Demokartike, s’do te kete te ngjashme askund. Partia Demokartike!? Allah, Allah, ça s’ndin njiri! Boll e kane vra mendjen ata qe shkruajne, gazetare e jo, dhe e kane quajtur ate parti ne gjithçfare menyrash, por askush nuk e ka pas fantazine aq te çfrenuar, sa ta quaj Partia Demokartike! Hahaha! Per nder, kjo ashte me u dhi gazit!

Te duket e pabesushme, qe nje qerre me njerez, te angazhum tash nje jave me organizimin e protestes, si perfundim te bejne gafa te tilla te padegjuara ne analet e protestave botnore. Qetsoju shok! Pune Lulashit, mor burr!

Mire se mund te kete gabuar ai qe e ka shkruar, por ata qe e mbanin, a nuk i kishin hedhur nje sy me pare? Po hajt po e zeme, se kane qene ne hall, ngaqe mbanin parullen, dhe se kane vene re çfare shkruhej aty, por kallablleku aty rrotull, a se shihte à!? Te kene qene te gjithe analfabete!? Buuu! Gjithçka ben vaki!

Mirpo edhe sikur ta marrim per te mirqene kete variant, prap ne kete rast, na krijohet nje ngerç. Eshte jashte çdo satistike, qe e gjithe turma prej dy mije vetesh te themi, te kete qene e gjitha e kompozuar nga leshko analfabete. Kjo s’ban vaki, as nder Zulu!

Vallahi, ngaqe te duket si diçka e pamundur, te shkon mendja per keq dhe fillon e dyshon, qe ky veprim, duhet te jete pasoje e te infiltruarve te mallkuar, ne mos prej Lleshit, me siguri jane fute prej Rames. Ca su pjell mendja atyre!

Dhe pa dashte, per te justifikuar kete veprim, ne mendje te vijne informacionet e rezervuara, te deklaruara para pak kohesh nga Bubazhelja. Sipas informacioneve te tij, Rama pas 30 qershorit, kishte bere marrveshje me Lulashin dhe do te jepte dorheqjen. Qe grin sallat Bubazhelja sipas oreksit, kete e dine edhe shkrepat, por duke pare kete situat, dasht pa dasht, njeriu i gjore detyrohet ta merre ne konsiderat, ne mos te plote, gjysmen te pakten. Prej hallit, si i thone!

Duke pare nje deshtim te mundshem te Lulashit me protesten, braktisjen totale, Ramas duhet ti jete kpute shpirti, dhe i ka çuar ne ndihme 2 mije te infiltruar, si garanci qe bulevardi, gjithsesi nuk do te ishte krejt bosh. Kjo mund te jete dhe arsyeja, pse asnjerit prej atyre, nuk i beri pershtypje parulla ku shkruhej, Partia Demokartike.(Ooo, ku ku moj nane) Njaq ishte detyra e tyne. Te benin i fije kallabllek, e jo te korigjonin debilat organizarore te Shqupit. Ata çfare kishin ne dore, e bene. S’ke pse ju bie ne qafe!

Sidoqofte, me apo pa ndihmen e Rames, ai manifestim fitoret me 2 mije pjesmarres, ngjante me shume si nje kortezh. Megjithse dhe si kortezh funeral, le shume per te deshirua. Aq vete, mund te mblidhen edhe ne kortezhin funeral te kryeplakut te Kryevidhit, larg qofte!

Por ndoshta eshte e kote, qe ta kerkojme problemin, jashte radheve te opozites. Ba me u ule me kambe ne toke, ashte e kote me gjete armiq te jashtem. Eshte krejt e kuptushme, kjo braktisje e madhe. U bane qepaz militantet e shkrete, tuj nxjerre kujin me ta. I vdiqen me kaçarrena.! Edhe pak ore para manifestimit, del Lulashi pa pike zorit e bertet: Drejt Tiranes, po marshojne 70 mije vete, pa llogarit ato mijra te tjere, zhgule prej Alpeve te Zvicres, hala me gazhupa, qe paralajmeronte “Matufi Dixhital”. Shtrengo poturet Shaqo, po vjen cunami!

Nuk perjashtohet dhe mundsia, qe milintantet ta kene kaluar ne heshtje kete karagjzllek me qellim, ne shenje hakmarrje ndaj liderve te tyre. Neqoftese do ta mirrnim per te vertet kete reagim, kjo do te ishte nje shenje e mire reflektimi. E veshtire per tu besuar, por sidoqofte miklues si mendim. Ashtu qofte!/Ekskluzive.al

Loading...
More in Blog
Braçe këshillon mashtruesin me shifra Lyli: Merru me veten “kid”! Filloje nga A-ja, abetarja, zero numrat dhe pastaj…

Close