LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . KQZ i jep mandatin e deputetit Bujar Dervenit të LSI-së

KQZ i jep mandatin e deputetit Bujar Dervenit të LSI-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, i dha mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Durrës, Bujar Skënder Derveni, pasi ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

Pas njoftimit të Kuvendit për plotësimin e vakancës së krijuar pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të znj. Ermira Koçi, KQZ i kaloi mandatin e deputetit kandidatit në listën shumëemërore të LSI-së në Durrës, Edmond Panariti, i cili e ka dorëzuar mandatin.

Në këto kushte KQZ vendosi, me 4 vota, pro t’i japë japë mandatin e deputetit kandidatit të radhës në listën shumëemërore të LSI-së në Durrës, Bujar Derveni.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Gjosha: Hapa konkrete në luftën me krimin dhe korrupsionin

Close