Një ditë pas lënies së mandatit të deputetit nga shtatë ministra të qeverisë “Rama”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme miratoi 7 deputetët e rinj që zëvendësojnë ministrat në mandatin e deputetit.
Gjatë mbledhjes KQZ vendosi që Anduel Xhindi të jetë deputeti i ri i qarkut të Fierit, duke zëvendësuar Ilirjan Celibashin, Adelina Rista u miratua gjithashtu si deputete në qarkun e Fierit duke zëvendësuar Eglantina Gjermenin.
Sakaq në qarkun e Gjirokastrës u miratua si deputet i ri Vladimir Kosta, duke zëvendësuar kështu ministrin Erjon Veliaj. Në qarkun e Elbasanit si deputete e re u miratua Miranda Rira, duke zëvendësuar ministrin Edmond Haxhinasto.
Po ashtu në qarkun e Tiranës u miratua si deputete Kejdi Mehmetaj, duke zëvendësuar ministren Klajda Gjosha. Ndërkohë ministrja Milena Harito, u zëvendësua nga deputetja e re e qarkut Tiranë, Enkeleda Shkreli. Sakaq në vendin e lënë bosh në qarkun e Beratit nga ministri Nasip Naço, u miratua kandidatura e Selfo Kapllanit.