LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Kreshnik Spahiu në kujtim të Sokol Olldashin me akuzë të fortë: “Fati i zi” i 4 rivalëve për kryetar të PD!

Kreshnik Spahiu në kujtim të Sokol Olldashin me akuzë të fortë: “Fati i zi” i 4 rivalëve për kryetar të PD!

Si sot 6 vite më parë, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë në Kërrabë. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu i cili shkruan se fati i zi ka ndjekur katër rivalë për kryetar të PD-së.

Kreshnik Spahiu shkruan:

“Fati i Zi i 4 rivalve për kryetar të PD:
1995 Eduard Selami (azilant) në USA
1998 Azem Hajdari (i vrarë)
2006 Gramoz Pashko (aksident)
2013 Sokol Olldashi (aksident)”

Loading...
More in Blog
Çfarë taksash thua, mo Luli? Shko bli një hartë në pazar!

Close