LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Kreu i “Tharkut presidental” fton në samit “Oborrin e Mrekullive”

Kreu i “Tharkut presidental” fton në samit “Oborrin e Mrekullive”

Nga Akil Ylli

Me anë të zëdhënësit, pamë që kreu i “Tharkut presidental”, i kishe bërë thirrje “Oborrit të Mrekullive”, që nxitimthi të mblidheshin pa humbur kohë, si i thonë, një orë e më parë, me, ose pa pushkë, pranë selisë së tij, për të diskutuar dhe vendosur për fatet e vendit dhe të ardhmen e shqiptarëve. Vraponi o burra!/ Të mblidhemi në çetë./Atdhenë e lirë/Ta bëjmë vetë!

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur nga ay samit, mësohet se ftesës së “Harçit Alfa”, me përjashtim të mbretit Klopin(alis Matufi Dixhital) i janë përgjigjur të gjithë eksponentët kryesor të Oborrit. Siç thuhet, mbas përshëndetjeve rutinë dhe shakave të holla të monsieur Nardie, të gjithë buzëgaz, ishin drejtuar sallës së mbledhjes. Dyfeqet i kishin varë në mure. Mos delshi për t’keq burra!

“Harçi Alfa”, si i zoti i shtëpisë, që u rehatua në krye të vendit. Para se të niste hungërimën, nga një katruve nja 5 kilshe, që kishte zënë vendin e brokës së ujit, kishte mbushur gotën me ujë dhe pirë njëra pas tjetrës, nja katër të tilla. Pastaj qe kollitur nja dy herë dhe kish nisur fjalimin: Zotërrrrinj e orrrrganizove këtë samit, përrrr masat që duhet të marrrrim, në mbrrrrojtje të demokrrrracis. Vendi po rrrrezikohet nga një bandë, që kërkon të uzurrrrpojë shtetin! Ngërrrr, ngërrrr, ngërrrr….. derisa fundi i rezymesë, e gjeti të mbuluar nga djersët. Për të shuar zjarrin e mllefit, qe perpjekur të mbushte përsëri gotën e ujit, por katruva tashmë ishte boshatisur. Një nga piçonet, i kish sjellë vetëtimthi katruvën tjetër. I baft mir!

Për një çast, heshtja e kishte mbuluar sallën. Askush nuk po e merrte iniCiativën të merrte fjalen. Për ta thyer atë situatë të sikletshme, vendimtare u bë nderhyrja e dylberit politik të Klopinit, Lulus. Monsieur Luluja solli pershtypjet nga “Rrugetimi” i fundit dhe sipas holumtimeve personale matematikore, kishte ardhë në konkluzion, se mbi 90% e popullit, priste me pa durim ardhjen e Republikes së Re. Ndërsa, ndaj thirrjes për të rrëmbyer armët, tregohej disi i pavendosur, ngaqë kishte bindjen, se po t’u bënte thirrje nënpunësve të bashkive,(qoftë për atë herë) apsulotisht 100, përgjigjja që do merrte, do t’ishte e ngjashme me: Va fankulo!

Monsieur Lulu u shpreh, se thirrja të rrembenin patllakët, në vetvete krijonte problematikë t’madhe. Si do t’ja bënin për gjume? A ka burr nane me fjet mes krismave!

Fillë pas tij, ish ngritur monsieur Mulè. Ai s’kish pasur, as më të voglin ngurrim dhe e mbështeste plotësisht, rrëmbimin e armëve. Qe ngazëllyer aq shumë, sa se mbante dot as shurrën dhe në nxitim e sipër, kish pshurrur mbi një vazo, që gjendej pranë një kolone në mes të sallës: Pshshshsh!

Ndërsa mendimin e monsieur Palokà, pak prej britmave, pak sharjeve, pak prej thetheve, nuk e kishin kuptuar fort mirë. Por megjithatë, nga sa kish lënë të kuptohej, ai nuk ishte dhe aq partizan, që të rrëmbenin koburet, preferonte më shumë si armë, bojën. Me sa duket do jetë frymzuar nga Cerçizi, kur i thoshte Mylazimit: Leri djemt e mi të shkojne, se të bëj të kuq, të kuq me boj!

Në fjalën e tij monsieur Sahitjè, përveç rrëmbimit të armëve, që sforcuar të argumentonte dhe efikasitetin që sjell përdorimi i molotoveve. Bile, për këtë shkak, ndodhej në dileme të fortë, dhe kishte hasur vështirsi të bënte zgjedhjen. Aty i çfaqi dhe dobësin që kishte për rolin e korierit. U betua e s’përbetua, se me aftësitë atletike që i kishte fale Zoti, sidomos fale hapit, ishte perfekt për atë detyrë. N’fakt, ka masë të drejtë! Si ja rras vrapit ai, jemi dëshmitarë të gjithë. Tym bahet!

Në qëndrimin e monsieur Medju, vihej re një fare frikë ndaj armëve. Ndoshta kjo gjendje hezitimi, ishte rrjedhojë e atij shpërthimi gadi atomik, që provokoj at’herë në Gërdec, kur ushtronte detyrën e ministrit, dhe ku u vranë dhjetra njerëz. Por e pat mbythyer optimizmi, kur u përpoq me të gjitha mënyrat për të qenë sa më bindës, se do të përmbushte me zellin më të madh, çdo dëshirë të djalit të mbretit Klopin. Aaaah, “Harçi Alfa” u shkri krejt!

Monsieur Dule, nuk e zgjati, i ra pak si shkurt, ngaqë e vuri re, se platen e kishte pllakosur indiferentizmi. Dërdëlliti diçka, si punë Vorios, Epirios dhe e mbylli.

Një prej atyre që i ra shkurt, qe dhe monsieur Shehi. Rreth rrëmbimit të armëve, qëndrimi tij ishte, as mish, as peshk. I vetmi problem i madh që e prokuponte, për të cilin nguli këmbë si mushkë, ishte që ti siguronin të paktën një mushkë, me qellim që të bëhej e mundur, trasportimi i kazanit të rakisë dhe se paku një fuçie me bersi. Për të tjerat kollaj!

Disi i ftohtë u tregua monsieur Dukà. Fjalimi që mbajti, rezultoj i mefshtë. Premtimi i vetëm që dha, kishte të bente me atë, që në çfaredo rrethanash, dhe në kushtet më të vështira ushqimore, vezët nuk do t’u mungunin kurrë. Më shumë se gjikënd tjetër, ky lajm gëzoj monsieur Shehi. Mezen e kishte të siguruar!

Megjithse monsieur Nardi, me sentecat e tij te rafinuara, u mundua tu a ngrinte moralin pjesmarrsve, prap se prap s’ja vari kush. Me sa duket, s’ja kishin ngene!

Të vetmin mister që la prapa ky samit, lidhej me pjesmarrjen e madame Monik. Askush nuk nuk jepte një përgjigje të sakt. Disa i shmageshin pyetjes, Ca syresh thonin, nuk ka pasur mundësi, sepse ka qenë e ftuar nga Perëndia, në seminarin dyditor që ka mbajtur për të zgjedhurit e tij. Forcë madhore!

Të tjerë tregonin, që është nisur urgjent për në Itali, drejt një klinike private. Shkak për alarmimin, është bërë rëshqitja e mollzave-proteza, poshtë mjekrës.

Një palë tjetër i mohonin kategorish si sebep, mollzat-proteza. Bënin be e rrfe, se arsyeja e vërtet, ishte riçfaqja e papritur e mustaqeve. Forca madhore mik!

Po ashtu u ndjemë mjaft keq, kur u muar vesh, që samitit si kishte premtuar koha, të lidhte ny një vendimarrje. Durim, durim! Ditë e re, nafak e re!

Por bomba ra at’herë, kur dikush solli një picin nga Siçilia. Brenda saj ishin mbullur përgëzimet me të sinqerta për samitin. Në fund lexohej: Urime Kupolës!

Flimnders: të detyrum! ku e more vesht, un s’ta kam postu hala.. Jam duke ndryshu titullin.

Kronik nga samiti përbashkët, mes “Tharkut presidencial” dhe “Oborrin e Mrekullive”./Fjala.al

Loading...
More in Blog
Presidenti ‘non grata’ i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

Close