LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Krimi, krimit nuk i ngjanë: Ja krimet e 4 familjet mafioze më të rrezikshme në Shqipëri

Krimi, krimit nuk i ngjanë: Ja krimet e 4 familjet mafioze më të rrezikshme në Shqipëri

Gjatë këtyre ditëve të fundit në media po qarkullon lajmi se janë katër klane të forta mafioze që kontrollojnë rreth 20 familje kriminale në Shqipëri.Gjithashtu në disa aksione të policisë janë sekuestruar edhe disa makina luksoze.
Në një shkrim të Albeu.com ka për menduar katër familjet më të rrezikshme.
Fatmir M. nga Shkodra është kapobanda e familjes. Me lekët që i kishte sjellë djali në përfundim të sezonit të vjeljes së domateve në Italinë e Jugut, ai filloi ndërtimin e një dhome shtesë ngjitur me shtëpinë e tij pasi në vjeshtë do të kishin dasmë.
Ervisi, djali i Fatmirit do të martohej. Zbulimi i aktivitetit të tyre kriminal duket se u ka prishur planet kësaj familjeje mafioze të qytetit, të cilët kishin kapur prej fyti lejet e ndërtimit aty.
Me shkatërrimin e këtij grupi kriminal pritet të marrë frymë qyteti dhe jeta t’i rikthehet normalitetit.
Emancipimi më i madh i shoqërisë në Tiranë duket se ndikon edhe në strukturimin e familjes super mafioze të Feruze S. nga fshatrat e kryeqytetit. Per me shume shikoni linkun ne vazhdim per

Ajo është kapur në flagrancë duke shitur disa fije qepë dhe tre tufa spinaq në bulevardin Zogu I.

Aktiviteti i paligjshëm i kësaj familjeje ishte shtrirë edhe në tregun e domateve, kungullit duke e kthyer atë në monopol, ndërkohë që synon të shtinin në dorë edhe tregun e patëllxhanit, por zbulimi i aktivitetit kriminal dhe arrestimi në kohë rekord ia ktheu situatën përmbys, ndërsa tani Feruzja duhet të zbulojë se ku i ka investuar shumat e konsiderueshme të parave të fituara nga shitja e spinaqit.

Ka dyshime të forta se paratë e fituara përmes këtij aktiviteti kriminal janë investuar në blerje plastmasi dhe farërash për sezonin e ardhshëm të spinaqit.

Familja super mafioze e Elbasanit udhëhiqet nga Besim K. Përveç se një kriminel i regjur në fushën e shitjes së barishteve të stinës në tregun e qytetit, ai kishte shtrirë aktivitetin e tij edhe në sektorin e mos shlyerjes për qejf të pagesave të energjisë elektrike.

Ndryshe nga familjet mafioze të mësipërme, ajo e Besimit u zbulua më shpejt pasi i kishin dosjet gati për shkak edhe se kishin pasur precedentë të mëparshëm.

Me t’u zbuluar Besimi së bashku me djalin e tij që kishte rezistuar gjatë arrestimit të atit janë plasur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është familja mafioze e Astrit G. nga Lushnja. Ky mafioz i orëve të para të demokracisë në Shqipëri u kap teksa drejtonte një makinë Mercedes Benz të vitit 2002 në rrugën Fier-Lushnje.

I dyshuari Astrit nuk mundi të vërtetojë të ardhurat me të cilat kishte blerë makinën me faturat e shitjes së domateve duke detyruar autoritetet që të shoqëronin atë dhe makinën në komisariat për verifikime të hollësishme.

Kanë kaluar dy javë dhe nuk ka ende informacion për këtë kriminel.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për grupe të tjera kriminalenë të gjithë vendin në sektorë të shtesave pa leje, shitjes së qepujkave nëpër trotuare.

Gjithashtu po punohet për krijimin e kushteve optimale të aktivitetit të ndershëm siç është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, pastrimi i parave, gjobvënia, përvetësimi i pronës publike, vrasjet me ose pa pagesë.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Lexoni dhe shihni se kush është Kaçi i Myftarajve apo “fantazma” e një njeriu enigmatik…

Close