LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kriza, sytë nga Shqipëria për depozitën më të madhe të naftës dhe gazit në Europë

Kriza, sytë nga Shqipëria për depozitën më të madhe të naftës dhe gazit në Europë

Shtohen shpresat se ende mund të zbulohet në nëntokën shqiptare depozita më e madhe «on shore» (në terren) e naftës dhe gazit në Evropë. Sipas ekspertëve të hidrokarbureve, kompanitë ndërkombëtare dhe ato lokale të naftës po ndjekin me kureshtje rezultatet e kërkimit dhe shpimit, që po ndërmerr në Shpirag një kompani amerikano–veriore.

Shqipëria së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të “mëdhenjve » të naftës për shkak të potencialit të depozitave të naftës, thekson portali «Casey Energy». Dhe kjo vëmendje është shtuar ndjeshëm pas deklarimeve të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, se qeveria ka vendosur hapjen e procedurës për dhënien me koncesion të disa blloqeve që konsiderohen të kenë sasi të konsiderueshme nafte edhe gazi.

Marin Katusa, shef i investimeve energjetike në kompaninë “Casey Research”, thotë se ka parë kompani që të bëjnë kërkime masive të kësaj kategorie vetëm në vende si Afrika e Jugut. Nga ana tjetër, Shell, një nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të këtij sektori po investon 70 milionë dollarë për të fituar 75% të projektit. “Ne nuk kemi parë një ekspozim kaq të madh ndaj rrezikut me synimin për fitime në periudhë afatgjatë”, thotë Katusa.

Fqinjët
Që nga Greqia, Mali i Zi dhe deri në Kroaci, kompanitë e mëdha të naftës, në fakt, kanë rritur interesimin për kërkim të naftës dhe gazit në pellgun Adriatik-Jon, sidomos pas krizës së mundshme të gazit rus, pas ngjarjeve në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Ivan Vrdoliar, sapo deklaroi se në 12 mijë kilometra katrorë det, që tashmë është ndarë në 29 zona koncesionare, vlerësohet që ndodhen, jo pak, por 3 miliardë fuçi naftë të nxjerrshme. Një shifër e tillë do ta bënte këtë vend që të krahasohej me Norvegjinë. Në koncesione është vënë re prania e kompanive të tilla, si Shell, Exxon, ENI, etj.

Pak ditë më parë, edhe Mali i Zi njoftoi se vinte në dispozicion 3.200 km2 det për eksplorimin e naftës, ku gjithashtu shprehu interes italiania ENI.
Zbulimi i naftës dhe gazit nën det apo në tokë do të kontribuonte për të rritur ndjeshëm Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë dhe vendeve të tjera, duke zbutur njëkohësisht problemet e mprehta sociale shumëvjeçare të tyre, që vazhdojnë të minojnë paqen në Evropë.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Arsimi i Lartë, studentët kundër rritjes së tarifës

Close