LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kroaci, 364 vetë para gjykatës së Zagrebit për korrupsion në mjekësi

Kroaci, 364 vetë para gjykatës së Zagrebit për korrupsion në mjekësi

Zagreb – Gjithsej 364 vetë, në mesin e të cilëve të paktën 300 mjekë dhe infermierë janë akuzuar para Gjykatës së qarkut të Zagrebit, me aktakuzën më të madhe deri tani të ngritur nga Drejtoria për eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK).

Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për bakshishe dhënë personelit shëndetësor nga ana e firmës farmaceutike Farmal, transmeton televizioni kroat HRT, të cilit i referohet “Koha Ditore”.

Si shkruan Jutarnji list, hetimi është zgjeruar deri në 364 persona fizikë dhe një person juridik, mirëpo gjatë hetimeve janë lidhur marrëveshje me mjaft mjekë për dënime me kusht, pasi në të kundërtën vlerësohet se pezullimi i tyre do të shkaktonte kolaps në sistemin e shëndetësisë primare në Kroaci.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Tiranë, makina shtyp për vdekje këmbësorin

Close