LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Kroçera me 650 turistë ndalet në Durrës, autoriteti portual asnjë masë për sezonin

Kroçera me 650 turistë ndalet në Durrës, autoriteti portual asnjë masë për sezonin

Durrësi është kthyer në epiqendër të pushuesve jo vetëm nga vendi dhe rajoni por edhe të të Huajve. E 10- ta kroçerë me 650 turistë kryesisht britanikë, amerikanë e kanadezë është ndalur në portin e Durrësit. Pjesa më e madhe e turistëve e shkelin për herë të parë vendin tonë, në turet turistikë ku është përfshirë nga agjencitë turistike prestigjioze në botë.

Kroçera “Azamara Journey” po zhvillon një tur mesdhetar dhe lundrimin e fundit e ka kryer gjatë natës së kaluar nga Dubrovniku në Kroaci. Pas Durrësit turi vijon në Venecia. në intervistat e dhëna për News 24 turistët britanikë e kanadezë, janë të mrekulluar me klimën e diellin në Shqipëri. Si zakonisht, një pjesë e turistëve kanë vijuar turin shqiptar me autobusë drejt qyteteve historike të Krujës e Beratit, si dhe drejt Tiranës. Shumë prej turistëve të tjerë do të vizitojnë qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.

“Vij nga Skocia do të shëtis në qytetin tuaj. është hera e parë që vij në Shqipëri në këtë tyre 7 ditor me anije. sapo a zbritur nga anija dhe qenka diell shumë i fortë. “Jam nga Mbretëria e bashkuar. është hera e dytë që vij në Shqipëri. kam qenë në Tiranë dhe më ka impresionuar shumë vendi juaj i bukur. klima e ngrohtë dhe dielli që keni.”, tha një turist. “Jam nga Kanadaja hera e parë në Shqipëri, shpresoj të keni qytet të bukur dhe mikpritje” thotë një tjetër turist”.

Por porti i Durrësit ende nuk ka krijuar kushte për pritjen e turistëve të huaj. Anijet turistike ankorohen në kalatën numër 5, aty ku gjendjen vinçat e ngarkim shkarkimit, dhe sillosët e mëdhenj të grurit. Ndërsa turistët zbrisnin nga anijet e tyre luksoze, nga sillosët e grurit mbi kokat e tyre derdhet soja e gruri rifuxho. Autoriteti portual i Durrësit duhet të marrë masa konkrete që situate të tilla të mos mbeten as si imazhi i parë e as si i fundit tek turistët e klasit të lartë, që na vizitojnë.

Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në Durrës kanë mbërritur 10 kroçera dhe velierë luksozë me 5.519 turistë gjithsej.

Loading...
More in Ekonomi
Rishfaqen skemat mashtruese me TVSH-në

Close