LAJMI I FUNDIT
Home . Antagonizem . Kronikani kurd: Durrësi, kjo Kostandinopojë e dytë

Kronikani kurd: Durrësi, kjo Kostandinopojë e dytë

Si dukej Arbëria në fillim të shekullit gjashtëmbëdhjetë? Kjo pyetje bëhet edhe më intriguese kur kërshëria të shtyn të zhbirilosh thellë e më thellë kronikat osmane. Midis antagonizmit mes dy popujve që cakërruan heshtat njëri me tjetrin, kronikanët osmanë kanë lënë njoftime të paçmuara për Arbërinë, qytetet e saj, viset dhe jetën e asaj kohe. Një përshkrim kaq vivid është Durrësi në sytë e kronikanit osman, Idriz Bitlisi.

Me origjinë të mugët nga Kurdistani, Bitlisi do të shkruante një vepër madhore për historinë osmane në persisht, e njohur si ‘Hasht Bihisht’. Duke shërbyer në oborrin e sulltan Selimit I, nga pena e tij doli një histori voluminoze, ndër të parat e llojit të saj, për mbretërimin e tetë sundimtarëve të parë osmanë.

Pas vdekjes së Skënderbeut, osmanët arritët të gllabëronin pjesën më të madhe të tokave arbërore. Përjashtim bënte vetëm Durrësi, që vazhdonte të frymonte i lirë për shkak të mureve të tij të forta. Kronikani kurd mrekullohet nga ngrehinat e bukura të qytetit shqiptar, përfshirë edhe monumentet antike.

Çdo shpjegim tjetër bëhet i tepërt, prandaj portali Konica.al po sjell një fragment interesant nga historia e Bitlisit:

“Në vitin nëntëqind e tetë (1502  – shën i red.) sanxhaku kufitar i Elbasanit i ishte besuar pasardhësit të sanxhakbejlerëve militantë, Mehmet beut, birit të Isa bej gaziut. Ky sanxhak, në krahinat e të cilit zbatoheshin ligjet e sheriatit dhe në të cilat valonin flamujt e islamit, kishte pranë fortesën e Durrësit, një nga qytetet e mëdhenj të pafeve, që kishte ndërtesa antike dhe një kështjellë të gjerë me mure të shumtë e të fortë, aq sa nga soliditeti i ndërtimit, nga lartësia e kullave dhe nga gjerësia e shtyllave ai kundrohej në viset e Rumelisë si një Kostandinopojë e dytë. Duke qenë kështu i fortë me ndërtesa të ngjeshura  njëra pas tjetrës dhe me mure me themele të gjera dukej si një mal i lartë anës së detit Mesdhe. Në rrëzën e fortesës është një liman i madh pranë të cilit kalojnë e shumta e anijeve frënge që shkarkojnë këtu mallin që transportohet në viset përqark. Duke qenë se kjo fortesë dhe skela e saj në buzë të Detit Mesdhe, sulltanët e parakaluar të dinastisë së Osmanit – qofshin në parajsë – që patën qenë drejtuar kundër Shqipërisë (e patën qarë) se nuk mund të arrihej pushtimi i kësaj nga ana e detit pa pasur shumë anije dhe se ishte vështirë t’u bëjë ballë fuqive të mëdha frënge. Për këtë shkak nuk ka qenë aspak e mundur pushtimi i kësaj fortese, ndonëse ajo është pjesë e vilajetit të Shqipërisë”.(konica.al)

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Zoti Lu, ku jeni futur?!

Close