LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kryediplomati gjerman: Shqipëria progres real, të hapen negociatat

Kryediplomati gjerman: Shqipëria progres real, të hapen negociatat

Gjermania pritet të diskutojë javën e ardhshme në lidhje me qëndrimin që do të mbajë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass, gjatë një konferencë të përbashkët me homologun kroat, tha: “Mendoj se Bashkimi Europian, si një projekt paqeje dhe promotori ekonomik, nuk është askund tjetër më i rëndësishëm se në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres real dhe unë nuk kam çfarë të them tjetër. Duhet t’iu ofrojmë këtyre dy vendeve një perspektivë të besueshme europiane dhe duhet të nisim bisedimet për anëtarësim”.

“Kjo është diçka të cilën ne nuk po e diskutojmë vetëm në qeverinë gjermane, por edhe në Bundestag ku duhet të merret një vendim”, theksoi Mass.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close