LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kryeministri Conte për Alvinin: Do të jetojë sërish fëmijërinë e tij, larg bombave dhe luftërave

Kryeministri Conte për Alvinin: Do të jetojë sërish fëmijërinë e tij, larg bombave dhe luftërave

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka reaguar pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi al-Hol në veri të Sirisë. Conte falenderon të gjitha organizatat ndërkombëtare që bashkëpunuan në këtë operacion, autoritetet italiane, si dhe autoritetet shqiptare.

“Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit”, shprehet ndër të tjera Conte.

Reagimi i plotë

Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që të mbush zemrën. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të ri-përqafohet nga babai i tij, i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, për ata që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një teatër aq të vështirë sa ai sirian. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa evoluimin e ngjarjes, i informuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe italiane dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale dhe departamenteve të karabinierisë.

Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Vjedhja e postës, policia godet grupin k.riminal: Pesë persona të ndaluar!

Close