LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kryeministri Rama e paralajmëroi javën e kaluar: Maxhoranca bën lëvizjen emergjente për shkarkimin e Metës

Kryeministri Rama e paralajmëroi javën e kaluar: Maxhoranca bën lëvizjen emergjente për shkarkimin e Metës

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dalë mesditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme, ku komunikon shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Këtë lëvizje e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur javën e kaluar në lidhje me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi nga Komisioni Hetimor të shtonte në axhendën e tij dhe këto shkelje, të cilat sipas Ramës janë kryer nga Presidenti Meta.

Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri. Me Xhaferllarin ka vepruar përtej kometencës së tij dhe ka abuzuar me pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta. Kjo ka sjellë edhe pasoja të rënda për Gjykatën Kushtetuese. Marsida Xhaferllari ka marrë një mandat jashtë ligjit. Arta Vorpsi ka fituar në bazë të ligjit mandatin Kushtetues. Në këtë rast presidenti po shkel ligjin.”, u shpreh Balla.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
“Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta”, deputeti i opozitës del me kërkesë urgjente

Close