LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kryeministri Rama me ‘”dorë të fortë”! Shkarkon nga detyra punonjësit e hipotekës: Ja kush u bë shkak që të largoheshin! (VIDEO)

Kryeministri Rama me ‘”dorë të fortë”! Shkarkon nga detyra punonjësit e hipotekës: Ja kush u bë shkak që të largoheshin! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, i cili ka sjellë historinë e një qytetari nga Berati që prej më shumë se 15 vitesh është endur në rrugën e hipotekës. Ai është Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij, Berat. Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.

“MIRËMËNGJES dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Shendeti
Putin frymëzim për Ilir Metën! Presidenti udhëtime në male njësoj si homologu rus: Ja faktet që tregojnë lidhjet tij me Moskën

Close