LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ku i gjen paratë PD, që paguan Aurelën, të bëj xhiro me Lulin në Londër?!

Ku i gjen paratë PD, që paguan Aurelën, të bëj xhiro me Lulin në Londër?!

Lulzim Basha përpos udhëtimeve javore Hollandë-Shqipëri-Hollandë, shpenzimet e të cilave askush nuk e di se kush ia paguan, është kapur sërish me bashkëshorten e tij Aurelën, duke udhëtuar në një metro të Londrës.

Pas publikimit të fotografisë nga një “udhëtar” i rastit, PD u irritua shumë! Në fakt partia e Lulit, duhet të irritohej me kryetarin e saj, e t’i bënte një pyetje se: Çfarë pune ka Aurela të shoqëroi drejt Londrës Lulin, duke qene se Basha është thjesht një kryetar partie, si dhjetra të tjerë në Shqipëri?! Kush paguan për xhiron londineze të çiftit Basha?!

Bashkëshortja e shoqëron politkanin, vetëm kur ai ka takime protokollare dhe natyrisht këtë pozitë e kanë vetëm përfaqësues të shtetit, e jo politikan të gjithfarë kallëpi. PD e bërë për të ardhur keq ku është katandisur, duhet të paktën të jap llogari se, me çfarë parash udhëtoi Aurela Basha në Londër?! Ndërsa, sa për popullorin Basha që udhëton me tramvaj, e kemi parë në Tiranë, që megjithëse nuk është askushi, udhëton me Mercedes-Benz, që konsumon benzinë sa tre autobuza.

Ja si dhe për çfarë reagon PD-ja për udhëtim me tren nga Edinburgu në Londër:

“Lajmi është plotësisht i pavërtetë. Është një mashtrim, njësoj si burimi që e ka përhapur atë, Taulant Balla. Të zhytur në krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojnë dhe shpërndajnë çdo ditë mashtrime për Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha për t’u thënë shqiptarëve se të gjithë janë njësoj”, thuhet në deklaratë.

Më tej nënvizohet se e vërteta është se, kryedemokrati Basha me bashkëshorten është në metronë Londër-Aeroport, pasi kishte përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme britanike.

Përfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mësojnë shumë shpejt, por sot është rasti të mësojnë se në aeroport nuk shkohet vetëm me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetarëve”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.​/Tellalli.al 

 

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Qytetari Digjital, Rekomanduar
“Kush vret policë, do të dënohet me vdekje”

Close