Home . Aktualitet . Kufiri ujor me Maqedoninë ngjall debate në Kuvend

Kufiri ujor me Maqedoninë ngjall debate në Kuvend

TIRANE- Komisioni i Jashtëm zhvilloi dje një mbledhje me dyer të mbyllura për informimin nga Ministria e Jashtme lidhur me situatën e shqiptarëve në rajon, Maqedoni, Kosovë (në zonën e Preshevës), dhe në Mal të Zi, ku u shtrua si problem kufiri ujror me Maqedoninë, kjo në bazë të një marrëveshje që është lidhur nga qeveria në 2011. Bëhet fjalë për një projekt të 2011 “Drini” Një vizion strategjik i përbashëkt”, projekt ky i miratuar nga qeveria e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për ndërtimin e HEC në Fushën e Lukovës. LSI në këtë komision ka ngritur si shqetësim cënimin e kufirit ujor që i takon Shqipërisë dhe rrezikut që mund të ekzistojë në mungesë të urjrave në Drin nga ngritja e këtij HEC.

“Kush janë hapat e ndjekur prej jush në lidhje me këto zhvillime? Çfarë po bëjnë grupet e punës të ngritura në bazë të marrëveshjes dhe kush janë masat e marra për takimin e përvitshëm të nivelit ministror në bazë të marrëveshjes? A është njoftuar Këshilli Kombëtar i ujërave që udhëhiqet nga kryeministri? Cila ëhstë situata e marrëveshjeve dy palëshe me fqinjët dhe veçanërisht me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me të cilën kemi shumë ndërthurje ujore?”, ishte shqetësimi që u ngrit nga LSI në komision.

Përfaqësuesit e MPJ-së u shprehën se është ngrit një grup pune nga Ministria e Energjitikës që po merret me atë çështje, ndërsa sqaruan se pala maqedonase ka thënë që bëhet fjalë vetëm për një degë të vogël të një lumi që quhet Radeck dhe që s’ka ndikim në ujërat e Drinit. Ndërkohë që në lidhje me shqiptarët e në Luginën e Preshevës, u informua se qeveria është duke përfunduar një projekt të ngushtë bashkëpunimi.
Marrë nga shqiptarja.com

Loading...
More in Aktualitet
Shqipëria, fyhet në Wkipedia
Close