LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Kujdes nga hashashi…..po ju vret

Kujdes nga hashashi…..po ju vret

Përdoruesit kronik të kanabisit janë në rrezik të përjetimit të një gjendjeje të tmerrshme shëndetësore, e cila po raportohet nëpër botë.

Britmat dhe të vjellat janë duke u bërë të zakonshme në dhomat e emergjencës po thonë doktorët, me pacientët të cilët po vijnë me simptoma të tmerrshme duke bërtitur dhe vjellë.

Gjendja shëndetësore, e quajtur “Cannabinoid Hypermesis Syndrome” (CHS), nuk po kuptohet ende siç duhet por ekspertët mjekësor besojnë se simptomat po shfaqen tek ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të marijuanës.

Kanabisi po shkakton një gjendje misterioze shëndetësore

Dr. Aimee Moulin, një mjeke në dhomën e emergjencës në Qendrën Mjekësore UC-Davis në Kaliforni, SHBA, tha se ka parë rritje të rasteve me këtë gjendje shëndetësore prej kur Kalifornia e legalizoi marijuanën rekreative nëntorin e kaluar.

“Kam bërtitur për vdekje”, tha për NPR Chalfonte LeNee Queen, 48 vjeçe, pasi përjetoi sëmundjen e tmerrshme.

“Kam qarë për nënën, e cila ka vdekur që 20 vjet, duke mos e kuptuar se ajo s’mund të vijë tek unë”, tha ajo.

Pak hulumtim është bërë rreth kësaj teme, por një studim gjeti se përdoruesit e kanabisit që konsumojnë kanabis tre deri në pesë herë në ditë mund ta fitojnë këtë gjendje shëndetësore.

 

Loading...
Mos e Humbisni
Lulziu që na nxiu!

Close