LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kujtesë pikës së dobët të Ilirit: Sali para 18 vitesh, Ilir Meta të çoi në q.eli! Ju poshtroi, friksoi dhe u tall me ju që sot e hani turpin me bukë duke qarë për të (Foto)

Kujtesë pikës së dobët të Ilirit: Sali para 18 vitesh, Ilir Meta të çoi në q.eli! Ju poshtroi, friksoi dhe u tall me ju që sot e hani turpin me bukë duke qarë për të (Foto)

Një kujtesë për Sali Berishën, për natën më të zezë të tij si politikan, kur Ilir Meta si kryeministër urdhëroi arrestimin e tij, duke e poshtruar, tallur dhe friksuar në qelitë mizerabël të lënë nga ai vetë, siç i gjeti Ramiz Alia, kur u arrestua nga Berisha. Po përse u arrestua Sali Berisha mesnatën e datës 29 nëntor 2000 dhe cili ishte qëllimi i Ilir Metës?! A ra Shqipëria në qetësi pas këtij arrestimi dhe a u ndalën aktet e dhunës dhe terrorit?! Disa nga këto pyete i sqaroi në një intervistë në vitin 2013 ish Drejtori i Policisë së Shtetit i asaj periudhe Veli Myftari, i cili guximin e pagoi edhe me heqje lirie, kur në pushtet erdhi Sali Berisha, që e kishte piketuar një qeli edhe për ish drejtorin që e arrestoi.

Pjesë nga intervista e Veli Myftarajt

Gazetari: Ç’mund të na thoni për arrestimin e Berishës në mesnatën e 29 Nëntorit 2000

Veli Myftari: Ja çfarë ka ndodhur mesnatën e 29 nëntorit të vitit 2000. Në Tropojë, forca të pakontrolluara, banda të armatosura që nxiteshin direkt apo indirekt nga opozita, kishin nisur terrorin me armë.

Nën kërcënimin e breshëritë e armëve, dogjën godinën e komisariatit të policisë, ku pati dhe viktima. U dogjën godina e gjykatës, prokurorisë, etj.
Qyteti ishte nën terror. Policia kishte informacione të sigurta për personat e forcat politike që qëndronin prapa apo në mbështetje të plotë të këtyre akteve kriminale.

Me ish-kryeministrin Ilir Meta kam pasur kontakte telefonike për ngjarjen në fjalë.

Më përpara erdhi në zyrën time Bilbil Mema dhe më vuri në dijeni për situatën, po bëhej shoqërimi i Sali Berishës dhe shoqëruesve të tij, përfshi dhe deputetë.

Në atë kohë, lideri i opozitës dhe disa deputetë të saj, ishin pa imunitet, pasi ua kishte hequr parlamenti.

I fundit që kontaktova në telefon e mora porosi, ishte kryeministri Ilir Meta.

Porosia ishte: Ti bëja të qartë Sali Berishës se shoqërohet në polici për shkelje të rënda e të përsëritura të ligjit, për zhvillimin e mitingjeve pa leje që tensiononin situatën e shkaktonin ngjarje të rënda!

Bashkë me të, ishte dhe Edi Paloka. Paloka, u shoqërua dhe u la i ulur në një karrige në korridorin e katit të dytë, nën shoqërimin e policisë. Ndërsa Sali Berishën e futëm në dhomën përkatëse.

Unë, pasi kisha mbaruar telefonatat e fundit me eprorët, u futa në mjediset ku ishte Berisha, për të kontaktuar me të dhe sipas urdhërit që më dha Ilir Meta, për t’i bërë të qartë zyrtarisht shkakun e shoqërimit në polici. Berisha ishte shumë i acaruar për shoqërimin në polici, por dhe shumë i tronditur dhe përgjigjej i tensionuar, duke akuzuar kryeministrin Ilir Meta dhe Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni. Pasi mbaruan procedurat, Berisha u la i lire dhe theksoj këtë fakt: Pas arrestimit dhe pas lirimit të Sali Berishës, për një kohë të gjatë Shqipëria ra në qetësi të plotë, nuk pati as ngjarje të rënda, as tritol në shtyllat elektrike, as vrasje e as protesta të dhunshme.

Deklarim i policit dezhurn, që “bëri hyrje” Sali Berishën, në dhomën me portë hekuri:

“E pashë Sali Berishën kur e sollën dhe e futën pas portës së hekurt. Mbaj mend, një kolegu im pështyu përtokë kur kaloi Berisha, por të them të drejtën, unë ndjeva mëshirë kur e pashë që ishte drobitur krejt.

Nuk dukej si Saliu i mitingjeve, ishte zverdhur, mbledhur kruspull dhe strukur në karrigen pas hekurave, dukej i trullosur, i pa përqendruar, ndërsa tek hyrja e drejtorisë qëndronte Liri Berisha me disa persona, të cilët kishin në duar çanta me veshje, batanije e ushqime, bashkë me të ishte dhe Jozefina Topalli”. /Ekskluzive.al

Related image

Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close